Kur të dhuroni dhuroni më të mirën, ngase me këtë arrihet knaqësia e Allahut

Kur të dhuroni, dhuroni më të mirën, ngase me këtë arrihet knaqësia e Allahut

Allahu në Kuran thotë:
{لَنْ تَنَالُوا الْبِرَّ حَتَّى تُنْفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ شَيْءٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيمٌ}.

“Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni. Çfarëdo që të ndani, Allahu e di mirë atë.” (Al -Imran 92)

Të japësh nga ajo që të ka dhenë Allahu, nga ajo pasuri që ti e do dhe është pasuria me e dashurë për ty, me të vëtmin qëllim që ta arrish knaqësinë e Allahut ,kjo është argumentë se ti ke arritur gradën më të lartë të bamirësisë, imanin më të plotë, ngase ajo që është tek Allahu për ty është më e dashur se ajo që është në duart tua.
Kështu vepronin edhe të parët tanë, ata dhuronin për Allahun pasurinë e cila ishte më e çmuara për ta, me të vetmin qëllim për të arritë kënaqësinë e Allahut dhe për ta fituar graden më të lartë të imanit.

Përktheu dhe përshtati: Mr. Fuad Ferati

Artikulli paraprakAlinma Bank e ndërtuar mbi bazat e sheriatit islam shënon fitime të konsiderushme
Artikulli tjetërKëshillë e vyer për atë që kërkon bereqet në kohën e tij!