Kompania “Meka Halal Food” ndan ndihma për familjet e prekura nga vërshimet në Skënderaj

Këshilli i Bashkësisë Islame Skënderaj ka falënderuar pranarin e kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Piraj për ndihmat që i ka ofruar për familjet e prekura nga vërshimet.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se kompania “Meka Halal Food” ka dhuruar pako me pashteta në vlerë mbi 2,000 euro për familjet e prekura.

“Vazhdon ndihma për familjet e prekura nga vërshimet në pikën grumbulluese në Skenderaj. Falënderojmë Burim Piraj, pronar i kompanisë ‘Meka Halal Food’ i cili dhuron pako me pashteta me vlerë mbi 2.000 euro për rastet e prekura”, kanë shkruar nga Bashkësia Islame në Skënderaj.

Ndryshe, kompania “Meka Halal Food” në Skënderaj ka ndarë 3,456 copë pashteta, në Mitrovicë 3,456 copë, në Istog 1,728 copë, në Klinë 1,728 copë pashtetë. Ndërsa, në Klinë edhe në Istog pakot janë dorëzuar te Këshilli i Bashkësisë Islame./telegrafi/

Artikulli paraprakDeklarohet Komuna e Prishtinës për rritjen e çmimit të tatimit në pronë
Artikulli tjetër7 P-të e marketingut