Këshilla për nënat që punojnë gjatë Ramazanit

 

Detyra më sfiduese në këtë periudhë është ajo e agjërimit, e cila zakonisht ndodh nga agimi deri në muzg. Agjërimi shihet si diçka që i ndihmon njerëzit të shkëputen nga kënaqësitë e kësaj bote dhe të përqendrohen në lutjet që i afrojnë besimtarët tek Allahu. K

Ky artikull do të trajtojë një sfidë të kohëve moderne – nënat që punojnë. Të punosh gjatë periudhës së Ramazanit është detyrë e lodhshme dhe ndonjëherë është e vështirë të përqendrohesh në punë. Kjo është arsyeja pse në shtetet e Lindjes së Mesme, periudhat e punës përgjysmohen gjatë Ramazanit. Por, nëse nuk jeni në një vend islam, duhet të jeni të përgatitur për ketë. Kjo bëhet edhe më sfiduese kur je nënë që punon. Këtu janë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë që puna dhe jeta juaj personale të menaxhohen pa probleme gjatë gjithë muajit:

 

Jini më të organizuar

Këtë muaj jo vetëm që duhet të qëndroni të kompozuar shpirtërisht, por edhe të organizoheni profesionalisht. Nxirrni planifikuesin tuaj dhe bëni rutinë të përditshme; më e rëndësishmja, ju duhet t’i përmbaheni ksaj rutine. Bëni orare të përshtatshme për faljen e namazeve, kryerjen e punëve të shtëpisë, kujdesin për nevojat e familjes suaj dhe kujdesin për detyrat e shtëpisë ose studimet e fëmijëve suaj.

Mbani mend se prioriteti juaj duhet të jenë gjithmonë namazet dhe ju duhet të planifikoni gjithcka në përputhje me rrethanat në mënyrë që të mos pengoheni ndërsa keni kohë të mjaftueshme për të kryer punën tuaj.

 

Mësoni disa mënyra gatimi

Nëse jeni kuzhinier i shkëlqyer, familja juaj është padyshim me fat. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të kaloni orë të tëra në kuzhinë për të krijuar ushqime të shijshme çdo iftar. Përgatitja e një vakti për familjen është një detyrë e lodhshme dhe që kërkon shumë kohë, e cila bëhet edhe më sfiduese kur je duke agjëruar duke u kujdesur për punën dhe fëmijën në të njëjtën kohë.

Planifikoni vaktet tuaja sipas aftësive tuaja. Nëse mendoni se keni kohë të mjaftueshme për të përgatitur një vakt të plotë, bëjeni atë; përndryshe nuk është turp t’i nxjerrësh nga ngrirja qoftet e ngrira. Ndonjëherë nëse jeni shumë e zënë, një opsion i shëndetshëm ështe të bëni vakte të lehta për stomakun, ndërkohë që janë mjaftueshëm ushqyese për t’ju siguruar energjinë që ju nevojitet.

 

Përdorni teknologjinë për të blerë

Blerja në internet ka ardhur si një nga përfitimet më të mëdha për njerëzit që nuk kanë kohë të bëjnë pazar fizikisht. Mund të kurseni shumë kohë të vlefshme në muajin e Ramazanit duke bërë blerje në internet dhe sigurisht, të kurseni edhe disa para. Në ditët e sotme mund të blini edhe sende ushqimore në internet dhe nuk keni pse të shqetësoheni për cilësinë. Lërini artikujt që nuk mund të blihen përmes internetit për blerjet e fundjavës.

 

Mësoni të delegoni punën tuaj

Keni punë në pritje në zyrë, të cilën dikush tjetër mund ta mbulojë për ju? Ju duhet të mësoheni të delegoni punën tuaj. I bëni të gjitha punët e shtëpisë në shtëpi? Ndaloni së qeni supermama për të paktën periudhën e Ramazanit. Delegoni disa nga përgjegjësitë edhe tek anëtaret e tjerë te familjes, qofste edhe tek fëmijet .

Gjatë muajit të Ramazanit, por edhe ndonjë herë tjetër, duhet të kuptoni se është më mirë për të gjithë nëse i dorëzoni frenat dhe relaksoheni pak. Në vendin e punës, mund t’ia dorëzoni disa nga përgjegjësitë tuaja dikujt që mund ta bëjë punën. Kjo mund t’ju ndihmojë të largoheni pak me herët atë ditë. Në shtëpi, mund ta lini burrin tuaj të bëjë disa nga detyrat ose madje t’i lini fëmijët tuaj të bëjnë disa detyra të vogla që nuk kanë nevojë për mbikëqyrje.

Ju gjithashtu mund t’i delegoni përgjegjësitë e kujdesit për fëmijën tuaj tek disa anetarë të besueshëm ndërsa jeni të zënë me namazet ose punën tuaj.

 

Jini të sinqertë me veten dhe njihni interesat tuaja

Ndonjëherë mund të sëmureni ose mund të jetë jashtëzakonisht e nevojshme të udhëtoni diku.  Kur e kuptoni se qëllimet tuaja janë të sinqerta, por nuk jeni në gjendje të agjëroni, përmbahuni nga agjërimi. Do t’ju dëmtojë më shumë sesa të bën mirë.

Agjërimi është praktikë e detyrueshme dhe përmes kësaj njeriu mund të arrijë  pozitë të lartë të takvasë. Në të njëjtën kohë, ekziston një dispozitë që nëse dikush sëmuret, udhëton në vend të largët ose është jashtë vullnetit të tij për të mbajtur agjërim, atëherë mund të përmbahet nga agjërimi. Kështu, jini të sinqertë me veten dhe besimin tuaj. Mos u ndjeni në faj dhe të shpejtoni, kurdo që përmirësoheni rifilloni dhe ktheheni në vendin tuaj.

 

Programoni pak kohë me familjen tuaj

Iftari është një kohë e përkryer për të qenë me familjen tuaj dhe për të ndarë frymen fetare. Pra, planifikoni kohën tuaj të punës në mënyrë që të mund të kaloni pak kohë me familjen tuaj. Kjo do të ndihmojë të gjithë në familjen të lidhen më mirë. Mos harroni, një familje që kalon kohë së bashku është një familje e lumtur.

Kjo do të japë gjithashtu kohë të mjaftueshme për të kaluar me fëmijët tuaj.

 

Vendosni afate realiste

Asnjëherë mos vendosni afate pune që janë joreale dhe keni dyshime për ta bërë atë në kohë. Kjo do të pengojë punën tuaj në zyrë dhe në jetën tuaj personale. Do ta gjeni veten duke vrapuar pas afateve në vend që të kaloni kohë në namaze dhe me familjen. Mund të flisni me menaxherin tuaj dhe jam i sigurt se kushdo do ta kuptojë se ky është një muaj i veçantë, i cili kërkon konsiderata të veçanta.

Sekreti për të mbajtur jetën tuaj – në shtëpi dhe në zyrë – është të qëndroni të fortë. Ok, kjo nuk është sekret, por është diçka që duhet ta rregulloni në mendjen tuaj. Ju keni fuqinë për ta bërë atë. Në fund të muajit do të kuptoni se ai ju ka bërë më të fortë dhe ju ka afruar me atë që keni përzemër ose në të cilën keni besim.

Përktheu : EKONOMIAISLAME

Burimi : naukrigulf

Artikulli paraprakRritet çmimi i banesave në Prishtinë
Artikulli tjetërIdetë kryesore nga libri “To-Do List Formula” – Damon Zahariade / PJESA E PARË