Edukimi financiar: Kartelat Bankare

Kartelat Bankare – Kartelat bankare janë instrument pagese, të cilat janë krijuar për të eliminuar nevojën e përdorimit të parasë së gatshme. Ato mundësojnë pagesat për mallrat apo shërbimet e blera, si dhe tërheqjen e parasë së gatshme sipas nevojës, në
terminale të caktuara. Sot bankat komerciale ofrojnë produkte dhe kartela të ndryshme.Ato tanimë janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë.

Prandaj është e nevojshme që të informoheni mirë lidhur me llojet, përparësitë, koston dhe të gjitha detajet e tjera rreth përdorimit të kartelave bankare.

Kartela bankare – është instrumenti i pagesës elektronike i lëshuar nga një bankë e licencuar për të kryer transaksione bankare me funksione të caktuara
paraprakisht.

Pra, kartela bankare, paraqet një kartelë me shirit magnetik dhe/ose chip-in (ku në mënyrë elektronike ruhen të dhënat ). Ajo duhet të përmbajë të dhënat e përcaktuara me ligj (logon, emrin e bankës, emrin e bartësit, numrin e kartelës etj.). Kartela bankare është e
lidhurme llogarinë tuaj bankare.

Përdorimi i kartelave bankare në Kosovë është në rritje të vazhdueshme.
Cilat janë arsyet e përdorimit të tyre?
– Kursimi në kohë;
– Lehtësi në përdorim;
– Siguri;
– Nuk ka nevojë të mbani para të gatshme;
– Qasje në fondet tuaja në çdo kohë dhe kudo;
– Mundëson blerje përmesinternetit;
– Qasje në fonde shtesë të lejuara nga banka.

Me qëllim të shfrytëzimit të këtyre përparësive dhe përdorimit të sigurt të kartelave, sikurse edhe për çdo produkt tjetër, përmes bankës tuaj mund dhe duhet të informoheni me kushtet e lëshimit, rregullat dhe masat e sigurisë gjatë përdorimit të kartelave bankare

Llojet e kartelave – Kartelat bankare ndahen në kartela debiti dhe krediti.

Kartelat e debitit – mundësojnë pagesën dhe tërheqjen e parasë së gatshme deri në shumën e mjeteve të cilat i keni në llogarinë tuaj,si dhe shumën e lejuar nga banka si mbitërheqje (kur ju lejohet të hyni në “minus” tek banka).

Kartelat e kreditit -mundësojnë pagesën për mallra dhe shërbime edhe kur nuk keni mjete në llogari. Kjo duke shfrytëzuar fondet me të cilat ju krediton banka juaj, deri në një vlerë të caktuar me marrëveshje paraprake. Me këtë marrëveshje caktohet edhe interesi
të cilin ju e paguani gjatë kohëssë kreditimit.

Lloj tjetër, janë kartelat me parapagim apo rimbushje – këto kartela nuk janë të lidhura me llogari bankare por mund të rimbushen me shuma të caktuara të të hollave sipas nevojës dhe përdoren njëllojsi kartelat tjera .

Kartelat mund të ndahen edhe në kartela për persona fizik dhe biznese.

Llojet më të përhapura të kartelave bankare edhe në Kosovë janë ato ndërkombëtare si VISA dhe Master Card.

Çka duhet ditur para se të merrni një kartelë bankare?

Koston për lëshimin e kartelës, limitet në shumë për pagesa, limitet në shumë për tërheqje të parasë së gatshme, interesat e aplikueshme, ndëshkimet për vonesa, data për pagesë të borxhit etj.

Përdorimi – Pagesa me kartela bankare bëhet përmes pikave të shitjes (Point of Sale – POS) te tregtarët. Për të paguar, i dorëzoni kartelën arkëtarit, i cili pas verifikimit e proceson pagesën në POS duke kërkuar nga ju të shtypni numrin tuaj identifikues të kartelës
(PIN), pastaj procesohet pagesa dhe shtypet fatura në dy kopje, përju dhe përtregtarin.

Në mënyrë të ngjashme bëhet edhe tërheqja e parave të gatshme apo pagesa në sportelin automatik (Automated Teller Machine – ATM). Vendoset kartela në vendin e përcaktuar, përcillen udhëzimet të cilat paraqiten në ekranin e aparatit dhe duke shënuar numrin identifikues të kartelës vazhdoni me tërheqjen apo pagesën. Në rast se në llogari ka fonde, ATM do të ekzekutoj tërheqjen /pagesën dhe do të merrni paratë tuaja dhe faturën /dëshminë. Në Kosovë në një numër të ATM – ve mund të bëhet pagesa e faturave të rrymës me Kos Giro dhe të bëhet mbushja e kredisë së telefonave mobil. Edhe pse në numër shumë të vogël, në disaATM mund të bëhet edhe depozitim i parave në
llogarinë tuaj.

Siguria – Kartela bankare është instrument pagese dhe si e tillë duhet të ruhet dhe të përdoret me kujdes.

Gjatë shfrytëzimit të saj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm.
Ajo mund të përdoret vetëm nga bartësi i saj – pra kartela duhet të ketë emrin tuaj.
Duhet të keni kujdes me ruajtjen e numrit tuaj identifikues të kartelës (Personal Identification Number – PIN) (KUJDES : mos i mbani bashkë, kartelën dhe PIN-in, mos i tregoni PIN-in dikujt tjetër etj.)

Informacionet mbi kartelën tuaj nuk duhet të jepen përmes telefonit, e-mailit, apo në formë tjetër të pasigurt.

Në rast të humbjes së kartelës lajmëroni menjëherë bankën tuaj, e cila do të bllokojë kartelën menjëherë për të parandaluar keqpërdorimin e saj nga persona të paautorizuar. Përndryshe, ju mbani përgjegjësi për çdo humbje, si pasojë e keqpërdorimit të kartelës deri në momentin e lajmërimit/paraqitjestë humbjes/vjedhjes së kartelës.

Edukimi financiar – BQK, solli për ju Ekonomia-Islame.com

Artikulli paraprakKush e financon OBSH-në?
Artikulli tjetërSi do të mund ta qetësojë Kosova tronditjen e pritshme ekonomike?