Gastronomia dhe Hoteleria po dalin të jenë ndër sektorët më problematikë sa i përket shlyerjes së detyrimeve tatimore në Kosovë. E për këtë, gjobat ishin goxha të larta.
E në lidhje me këtë, përgjatë sezonës verore, ky sektor ishte nën “llupën” e inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj, ka thënë për Ekonomia Online se gastronomia cilësohet si sektori me rrezik potencial për evazion fiskal.
Krahas kësaj, Murtezaj ka thënë se synim kanë luftimin e informalitetit në Kosovë, dhe të njëjtën kohë do të shikohen nëse përputhen më fitimet reale që ata marrin.
“Po jemi duke punuar nga dita në ditë për ngritjen e kapaciteteve në realizim të objektivave të Qeverisë por në të njëjtën kohë edhe në mbledhjen e të hyrave tatimore duke luftuar informalitetin në vazhdimësi. Ne po punojmë në këtë drejtim në të gjitha segmentet me qëllim luftimin e informalitetit, keni parë që gjatë sezonës verore kemi pasur aktivitete të shtuara në sektorin e gastronomisë, sektor ky i cili sistemi ynë elektronik e ka identifikuar si sektor mospërmbushës ose me rrezik potencial për evazion fiskal, dhe i keni parë që inspektorët tanë kanë qenë në terren duke i inspektuar edhe sallonet e dasmave dhe diskotekat por edhe këngëtarët. Kjo është bërë me qëllim që të luftohet informaliteti por në të njëjtën kohë edhe të realizohen të hyrat për bazën që kanë krijuar fitime”, ka thënë Murtezaj.
Drejtori i ATK-së, ka thënë se gjatë inspektimeve janë shqiptuar edhe gjoba. Ai thotë se aty është identifikuar mungesa e lëshimeve të kuponëve fiskal dhe mungesa e kontratës ndërmjet palëve.
“Ne gjatë periudhën që kemi qenë në implementim të projektit për gastronomi, ne kemi bërë inspektime fizike por në të njëjtën kohë kemi mbledhë edhe informata nga burimet të ndryshme, për t’i identifikuar të të hyrave reale të gjithë akterëve të përfshirë në këtë sektor, dhe kemi pas raste edhe kur janë shqiptuar gjoba, që nuk është lëshuar kuponë fiskalë, nuk ka pasur kontratë ndërmjet të angazhuarve, por që theksi nuk ka qenë tek vënia e gjobave por që objektivi ynë ka qenë që në fokus të identifikimit të të hyrave tatimore që ata kanë realizuar, dhe pastaj nga këto të dhëna që i kemi përmbledhur, atëherë jemi duke bërë verifikimin nëse ata kanë deklaruar në përputhje me të hyrat që ata kanë realizuar”, u shpreh Murtezaj.
Murtezaj ka folur edhe për vendimin e vitit 2021, i cili i kishte për synim faljen e interesit dhe ndëshkimet në rast se i paguajnë borxhin ATK-së.
Ndonëse thotë se ka biznese që ende kanë detyrime të papaguara, kjo metodë ka dhënë goxha efekt, raporton EO.
“Ka qenë vendimi i Qeverisë që deri në qershor të vitit të kaluar, i cili në vete ka përmbajt joshjen apo nxitjen e borxhlinjve që të paguajnë bazën dhe interesin me qëllim faljen e ndëshkimeve, dhe në këtë rast ka pasur një kategori të bizneseve që e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë bërë shlyerje të borxhit. Po ka dhënë efekt të kohës por jo në nivelin e duhur, sepse prapë kanë mbetur borxhet e papaguara”, u shpreh Murtezaj.
Comments are closed.