Arabia Saudite do të ndërtojë një prej aeroporteve më të mëdhenj në botë

Ndërsa vijon të zhvillohet si destinacion turistik, Arabia Saudite ka planifikuar që të ndërtoje edhe një nga aeroportet më të mëdhenj në botë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Mbretit Salman, që do të ndërtohet në kryeqytetin Riyadh, do të ketë të paktën gjashtë pista paralele, duke bërë të mundur kalimin e 185 milionë pasagjerëve çdo vit deri në vitin 2050.

I ndërtuar mbi aeroportin aktual ndërkombëtar “King Khalid”, struktura e re është projektuar nga Foster + Partners, të cilët e cilësuar si një “aerotropolis”.

Kjo nuk është risi për vendin që është shtëpia e aeroportit më të madh në botë, Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Fahd në Dammam, 402 kilometra në verilindje të Riyadh-it.

Deri në vitin 2030, drejtuesit e aeroportit synojnë që të transportojë 120 milionë pasagjerë në vit, përpara se kapaciteti të rritet me 50% gjatë dy dekadave në vijim.

Po ashtu, planifikohet trajtimi i 3.5 milionë ton ngarkesë në vit deri në vitin 2050. Seif A. Bahaa Eldin, një partner i lartë në Foster + Partners, tha në një deklaratë se qëllimi është që aeroporti të ndihmojë vetë kryeqytetin që të bëhet një “qendër globale e kreativiteti dhe inovacioni”./Motilokal

Artikulli paraprakHistoria e statistikave
Artikulli tjetërPërmes sistemit të ri, eliminohen letrat gjatë regjistrimit të automjeteve

Comments are closed.