Anija e Ismail Qemalit në një monedhë Austriake

Anija e Lloyd-it austriak “Brünn”, që sho qëroi Ismail Qemalin dhe 14 patriotët e tjerë, nga Trieste në Durrës, për të Shpallur Pavarësinë, është vënë në një monedhë argjendi austriake

Ajo është stampuar në vitin 2006 ekzaktësisht në 7 qershor. Vlera e saj është 20 euro, me diametër 34,00 mm dhe peshë 20.00 g. Mësohet se ka në treg 50 mijë të tilla. Nga njëra anë e monedhës është pikërisht anija “e” Ismail Qemalit, e cila për austriakët ka rëndësi si një prej anijeve më të rëndësishëm të marinës tregtare të tyre në portin e Triestes. Në njërën anë monedha ka anijen që mbërrin në port, ndërsa nga ana tjetër një pamje të portit.
Përsa i përket udhëtimit të Ismail Qemalit dhe 14 patriotëve, që e shoqëruan nga Trieste (atëherë port i Perandorisë Austro-Hungareze) deri në Durrës, është folur shumë pak apo më saktë, është përmendur vetëm fakti se ai erdhi në Durrës nga Trieste.
Aty këtu, nëpër kujtime apo edhe studime të mëvonshme, është përmendur se anija që shoqëroi Ismail Qemalin në Durrës ishte e shoqërisë së lundrimit të Lloyd-it Austriak.
Renzo Falaschi, shkruan se Ismail Qemali hipi në anijen “Brünn”, e cila e shoqëroi në Durrës, duke bërë një ndalesë jashtë programi, ndërsa Safa Vlora shkruan se “Vjena i vuri Ismail beut në dispozicion një anije lufte për ta çuar në Shqipëri dhe të mos pengohet nga bllokada greke”.

Por, si qëndron e vërteta e këtij udhëtimi?

Pinjolli i plakur i urtë, Darling Vlora na thotë se në këtë rast në ndihmë na vjen shtypi europian i kohës. Duke ndjekur të dhënat që na ofrojnë gazetat e njohura franceze “Le Temps”, “Le Figaro”, “La Croix” dhe “L’Ouest-Eclair”, mund të ndërtojmë ekzaktësisht itinerarin që ndoqi Ismail Qemali nga Triestja në Durrës.
Më 18 nëntor 1912 Ismail Qemali u nis nga Budapesti dhe mëngjesin e 19 nëntorit arriti në Trieste. Pas një ndalese të shkurtër, në “Excelsior Palace-Hotel”, në orën 14:00, shoqëruar nga 14 patriotë, midis të cilëve: i biri i tij Qazim Vlora, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale, Dhimitër Berati, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Spiridon Ilo, etj, Ismail Qemali u nis nga Trieste për në Durrës. Në bordin e “Brünn”, u përhap fjala se midis pasagjerëve ndodhej “princi shqiptar” Ismail Qemali me shoqëruesit e tij. /BalkanWeb/

Artikulli paraprakShtetet me më së shumti muze për milion banorë
Artikulli tjetërSqarime rreth tregtisë së makinës