A ka ofruar kapitalizmi atë që premtoi?

A është zvogëluar varfëria? A është mposhtur uria? A është zvogëluar vuajtja njerëzore? Ne kemi vërejtur tashmë që sipas studimeve të Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara, në shkallë globale, mbi 1 miliard njerëz nuk mund të kenë dy vaktet e ditës dhe janë të munduar nga uria, dhe mbi 2 miliardë njerëz jetojnë nën vijën e varfërisë. Gjashtëdhjetë për qind e racës njerëzore nuk ka ujë të pastër ose strehim të sigurt. Pavarësisht miliona dollarëve ndihmë nga të huajt, varfëria është përkeqësuar. Mos mendoni se varfëria është vetëm një fenomen i vendëve në zhvillim. Edhe në Amerikë, shteti më i pasur në botë, varfëria është një realitet për pothuajse 1/8 e popullsisë. Pabarazitë ekonomike janë të shumta. Pasuria dhe fuqia janë përqendruar në disa duar. Në terma realë, pagat e njërzve të zakonshëm në SHBA gjatë 30 viteve të fundit kanë rënë, ndërsa pasuritë e brokërëve dhe atyre që merren me bono dhe aksione janë rritur shumë. Të dhënat më të fundit tregojnë se 14 për qind e popullsisë amerikane jeton nën vijën e varfërisë; dhe nëse merret komponenti racor, mes të zinjve, ata që janë nën vijën e varfërisë janë rreth 28 për qind.

Kalifornia është shteti më i pasur amerikan. Në fakt, ajo renditet e 7-ta në renditjen e ekonomive më të pasura të botës, por shkalla e varfërisë është rreth 30 për qind.

Në Europë, Gjermania është shteti më i pasur dhe më i fuqishëm, por edhe pas dhjetë vitesh të integrimit, rajonet lindore shfaqin një shkallë papunësie prej rreth 24 për qind.

Pra, fati i të varfërve nuk është i dënuar vetëm në vendet e Botës së Tretë. Situata e të pasurve është pothuajse universale, duke ndryshuar në sasi dhe shkallë. Kjo është kështu sepse sistemi dominues ekonomik është i padrejtë dhe paradigma ekzistuese është e pasaktë. Sistemi nuk i bën njerëzit qendrën e tij dhe injoron dimensionin moral. Është dimensioni ekonomik që dominon dhe e bën sistemin plotësisht shfrytëzues. Përparimi dhe lulëzimi nuk janë vetëm selektivë, por sistemi është gjithashtu i pasigurt dhe i brishtë. E ardhmja e njerëzimit është e lidhur me një fije floku të një flluskë të madhe financiare, dhe gjithnjë e më shumë ajër po shtohet në flluskë për ta mbajtur atë të lundrojë. Kur do të shpërthejë? Askush nuk e di.

Artikulli paraprakRritja, stabiliteti dhe shpërndarja e burimeve
Artikulli tjetërArsimi i lartë dhe kërkimi shkencor: Trendet dhe sfidat në një botë të globalizuar