A e dini se kush është mendja (shkencore) më e madhe në histori?

A e dini se kush është mendja (shkencore) më e madhe në histori? Nuk ishte Ajnshtajni, siç pretendojnë perëndimorët. Është mendja e një njeriu që ishte: një shkencëtar në mjekësi, filozofi, matematikë, kimi, fizikë, astronomi, farmakologji, histori dhe gjeografi.

Ai është themeluesi i astro-matematikës. Në punimet matematikore dhe astronomike, ai përshkroi një sistem koordinativ tredimensional drejtkëndor, aritmetikë teorike dhe praktike, numra irracionalë, ligjet e Arkimedit, instrumente astronomike, vëzhgime që lejojnë zgjidhjen e problemeve të ndryshme astronomike, etj.

Në matematikë, ai hodhi themelet e trigonometrisë arabe, e cila e ndihmoi të llogariste perimetrin e Tokës në ekuator dhe distancën e Hënës dhe Diellit nga Toka. Vepra e tij “Kitāb aṣ-ṣaydala fī aṭ-ṭibb” – “Farmakologjia Mjekësore” e konsideruar si një vepër dhe manual themelor i farmakologjisë, mati dendësinë e bakrit, bronzit, kallajit, bronzit, plumbit, argjendit, arit, hekurit dhe merkurit, dhe është autor i një vepre fenomenale mbi Mineralogjinë, “Al-ǧamāhir fī ma’rifat al-ǧawāhir” – “Përmbledhje e njohurive të gurëve të çmuar”.

Ai është themeluesi i fesë krahasuese dhe metodave të kërkimit shkencor historik. Ai shkroi veprën e tij më të famshme historiografike “Al-Āṯār al-bāqiya ‘an al-qurūn al- ḫāliya” – “Gjurmët e mbetura të shekujve të kaluar”, e cila konsiderohet si libri i parë shkollor i shkencave historike, veçanërisht kronologjisë.

Ai ishte i pari që tha, 1000 vjet më parë, se Toka rrotullohej rreth boshtit të saj. Përkatësisht, ai në veprat e tij: “At-tafhīm li-awā’il ṣinā’at at-tanğīm” – Kuptimi i bazave të astronomisë” dhe “Maqālīd ‘ilm al-hay’a” – “Çelësi i Astronomisë”, jep përshkrime të hollësishme të fazave të Hënës, ofron tabela me llogaritje e eklipseve të ardhshme hënore, prova që flasin në favor të rrotullimit të Tokës etj.

Ai zhvilloi një metodë hartash që tregon terrene të ndryshme në glob.

Ai ishte i pari që zbuloi se shpejtësia e dritës tejkalon shpejtësinë e zërit.

Ai shpiku shtatë mënyra për të përcaktuar drejtimin e veriut dhe jugut dhe zbuloi një sistem matematikor për përcaktimin e fillimit të stinëve. Ai është autor i më shumë se 120 librave nga të gjitha fushat shkencore.

Në librin e tij “Introduction to the History of Science”, George Sarton tha për të: “Ai ishte një udhëtar, filozof, matematikan, astronom, gjeograf, shkencëtar enciklopedik, një nga të mëdhenjtë më të mëdhenj të Islamit dhe një nga shkencëtarët më të mëdhenj në botë.”

Dhe shkencëtari amerikan Arthur Pope pohoi se ai është një nga mendjet më të mëdha të mendimit të të gjitha kohërave.

Shekulli i dhjetë/njëmbëdhjetë i erës sonë quhet edhe “epoka e Al-Birunit”.

Pra, ai është dijetari i famshëm musliman Ebu Rajhan Muhamed ibn Ahmed al-Biruni (Abū ar-Rayḥān Muḥammad bin Ahmad al-Bīrūnī). Ai lindi në Hawarizm, Khorosan, Uzbekistani i sotëm, në vitin 973 dhe vdiq në vitin 1048 në Afganistan. /tesheshi/

Artikulli paraprakÇfarë është Kodi Morse?
Artikulli tjetër“Fundi i Botës” për tregun e kriptomonedhave