Me trafikim të qenieve njerëzore nënkuptojmë shfrytëzimin e njeriut, mashkull apo femër, për arsye përfitimi nga ana e kriminelëve. Trafikantët keqdashës e fillojnë procesin e trafikimit së pari duke grabitur një person, pastaj duke i dhënë premtime të rrejshme dhe në fund me metodat e tyre joshëse dhe të ç’njerëzishme i shfrytëzojnë dhe i skllavërojnë. Statistikat tregojnë se mbi 10 milionë qenie njerëzore vuajnë në skllavëri në mbarë botën për shkak të trafikimit të tyre.
– Trafikuesit e qenieve njerëzore ndaj një viktime ushtrojnë dhunë psikike, fizike, shpirtërore, seksuale, ekonomike etj. Shkaqet e trafikimit në raport me viktimat janë:
- Varfëria ekonomike,
- Dhuna psikike,
- Dhuna fizike,
- Mungesa e shkollimit,
- Dukuritë dëmtuese etj.
Shkaqet e trafikimit në raport me trafikantët janë:
- Përfitimi,
- Rritja e mangësive/varfërisë,
- Dënimet e vogla për trafikantët,
- Kufijtë e brishtë dhe komunikimi teknologjik etj.
Ndërkaq, shkaqet e trafikimit në raport me shoqërinë, janë:
1.Ekonomia në tranzicion,
- Migrimi femëror,
- Diskriminimi mbi baza gjinore,
- Zhvillimi i industrisë seksuale,
- Politika e integrimit etj.
– Të dyja gjinitë bien viktimë e trafikimit, e në veçanti femra. Trafikantët e keqtrajtojnë dhe torturojnë femrën për interesa të ndryshme; shumë prej tyre e trajtojnë femrën si një objekt seksi, duke e zhvilluar me të prostitucionin. Trafikantët synojnë që t’i privojnë njerëzit nga liria e besimit, shkollimit, punësimit, përparimit, zhvillimit dhe që t’i zhveshin nga morali dhe dinjiteti, vetëm e vetëm që t’i përmbushin interesat e tyre të ç’njerëzishme, degraduese dhe skllavëruese. Dhe harrojnë se njeriu është krijesa më e nderuar nga Krijuesi, e cila meriton të jetojë e lirë, larg çdo robërimi, trafikimi, torturimi dhe dhunimi.
T’I THEMI NDAL TRAFIKIMIT, QË TË JETOJMË ME DINJITET !
Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu
Redaktor gjuhësor: Avni Tafili