Ballina Artikuj Fama… Qëllim apo pasojë?

Fama… Qëllim apo pasojë?

Në kohën tonë, fama është bërë një synim që shumë të rinj e ndjekin, sikur ajo të ishte një arritje në vetvete.

Por pyetja që meriton reflektim është:

A është fama një vlerë e vërtetë në vetvete?

Njeriu mund të bëhet i njohur për shumë arsye: mund të njihet për dituri të dobishme, për moral të lartë ose për një arritje të madhe. Por mund të bëhet i njohur edhe për shkak të kotësive, skandaleve apo devijimeve.

Prandaj, fama në vetvete nuk është as virtyt dhe as ves. Vlera e saj varet nga ajo për të cilën njihet njeriu.

Një hafiz i Kuranit që nderohet në një ceremoni dhe prezantohet para njerëzve për arritjen e tij, ka fituar një lloj fame. Por ai nuk e kishte famën si qëllim; ajo erdhi si rezultat i një pune të mirë dhe të sinqertë.

Kështu ndodh edhe me dijetarin, shpikësin, reformatorin dhe edukatorin.

Ata u përqendruan te misioni i tyre dhe fama erdhi si pasojë e tij.

Por kur fama bëhet qëllimi kryesor, njeriu shpesh është i gatshëm të sakrifikojë shumë gjëra për ta ruajtur ose për ta shtuar atë.

Dhe pikërisht këtu fillojnë rreziqet.

Jo çdo dritë është bekim dhe jo çdo njohje nga njerëzit është ngritje në vlerë.

Po të ishte fama dëshmi e virtytit, atëherë Iblisi do të ishte ndër krijesat më të njohura dhe më të përfolura.

Por vlera nuk qëndron te fakti që të njohin njerëzit…

Vlera e vërtetë është që të të njohë Allahu për bindjen, sinqeritetin dhe përkushtimin tënd.

Përmbledhja e përmbledhjes:

Mos e bëj famën projektin e jetës sate.

Bëje projektin tënd të dobishëm dhe të sinqertë. Nëse fama vjen më pas, le të jetë një pasojë e punës sate, jo qëllimi i saj.

Dr. Abdul Kerim Bakkar.

Artikulli paraprak️Shkaqet e rënies së shteteve sipas Ibn Haldunit
Artikulli tjetërDallimi në trajtimin e fëmijëve… një plagë që lë gjurmë për vite me radhë