Mënyra më e mirë për të dhënë dorëheqjen

Jap dorëheqjen! Ju urrej, gjithmonë ju kam urryer dhe kam vendosur të largohem.

Le ta pranojmë, të gjithëve na ka shkuar në mendje mbase edhe më shumë se një herë që të shprehemi në këtë mënyrë. Por, reflektoni përpara se ta bëni një hap të tillë.

Ju edhe mund të jepni dorëheqjen por në mënyrë mjaft të edukuar (edhe pse kjo e sipërmja është mjaft tunduese).

 

Letra e dorëheqjes

Kjo është pjesa më e rëndësishmë në momentin që ju jepni dorëheqjen. Mundohuni që mos të jini negative në të shprehur.

Pse të mos i them ato ç’ka unë mendoj?

Nëse ju e doni punën që bëni por thjesht doni që të përparoni kjo nuk është një çështje në të cilën përfshiheni. Por, nëse urreni shefin apo ndonjë prej kolegëve, duhet të qetësoheni për një moment dhe t’i shikoni gjërat ftohtësisht, sepse puna juaj është më e rëndësishme dhe aq më shumë kur ju e doni atë.

Bëni kujdes

Pjesa më e madhe e kontratave në punë e kanë që ju duhet të punoni për x kompani edhe pasi ju keni dhënë dorëheqjen, në mënyrë të tillë që të mos i lini punët përgjysmë apo shefin në baltë. Zakonisht, një periudhë e tillë zgjat 2-6 javë dhe nga një gjë e tillë askush nuk mund të shpëtojë.

Referencat

Pasi keni vendosur të largoheni nga një vend pune dhe të shkoni në një tjetër, ju keni nevojë për referenca dhe rekomandime. Prandaj duhet të ndaheni në mënyrën më të mirë të mundshme.

Situatat e pakëndshme janë rrotull!

Përpara se të vendosni që të largoheni nga një kompani, mendojeni mirë, sepse mund të ndesheni me të njejtën situatë edhe në kompaninë tjetër.

OK, OK, e kuptova, por si duhet të veproj?

Fillimisht mos u përfshini emocionalisht. Mendoni pozitivisht, një gjë e tillë ndihmon shumë.

Mbi të gjitha shpjegoni gjithçka ashtu siç duhet. Nëse po lëvizni për arsye familjare apo për arsye të tjera mos hezitoni t’i thoni.

 

Artikulli paraprakTë dhënat e 400 milionë përdoruesve të Twitter thuhet se janë nxjerrë në shitje në tregun e zi
Artikulli tjetërNdërtime pa dëmtuar mjedisin, lirë dhe të mira