Marrëveshjet për Eliminim të Tatimit të Dyfishtë janë marrëveshje në mes të dy shteteve, të cilat janë krijuar për të mbrojtur tatimpaguesit kundër tatimit të dyfishtë.
Gjithashtu, këto marrëveshje mbrojnë edhe shtetet nga evazioni fiskal, kur të njëjtat të ardhura tatohen në dy shtete, përcjell Buletini Ekonomik.
Sipas Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), një Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë në mënyrë efektive, tejkalon ligjin e brendshëm në Kosovë.
Këto marrëveshje nënshkruhen me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike në mes të dy shteteve dhe rritjes së bashkëpunimit në çështjet tatimore./buletiniekonomik/