Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë udhëtuar për në Shtetet e Bahkuara të Amërikës.
Gjatë kësaj vizite, pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në vlerë prej 236.7 milionë dollarë.
Ky investim pritet të orientohet kryesisht në fushën e energjisë dhe në sigurimin e energjisë elektrike në një afat më të gjatë.
Sipas prezantimit të kësaj marrëveshjeje nga Ministria e Ekonomisë, objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen.
Objektiv tjetër i projektit në fjalë është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë. /Buletini Ekonomik/