Ndalimi i fitimit të palejuar

Kjo rregull është e njëjtë me atë pararendëse madje e plotëson atë. Përfitimet e bekuara e të pranuara në Islam janë ato të ligjshmet (hallall). Përfitimet e paligjshme (haram) janë të ndaluara në Fenë islame.
Islami i lejon vetëm përfitimet në mënyrën e drejtë, ndaj rreptësisht i ndalon përfitimet në mënyrë të pandershme dhe jo të drejtë. Përfitimet në mënyrë të pandershme vijnë nga paudhësia dhe nga fitimet e mjeteve financiare në mënyra të padrejta, e që mund të bëhen me anë të: forcës, vjedhjes, mashtrimit, apo duke mos peshuar saktë; duke monopolizuar ose duke shpërdorur (abuzuar) nevojat; pastaj, me mosvlerësimin (mosmenaxhimin) e mirëfilltë të të mirave dhe shërbimeve, si dhe shpërdorimet (keqpërdorimet) dhe dëmet tjera ndaj njerëzve.

Tek ndalesat (haramet) përfshihen edhe përfitimet pa mund (punë), si: ato të prekurat nga fajdeja, bixhozi; nga punët dhe veprimtaritë tregtare me gjësende të ndaluara, siç është: alkooli, mishi i derrit, statujat dhe veprat antike (dekorative), si dhe të therurat e ndaluara. Madje përfshihen edhe kompensimet për gjësende dhe punë tjera të ndaluara, siç janë magjitë, ryshfetet e ndryshme, përfitimet nga puna në klubet e natës, baret dhe sallat e vallëzimit, prostituimet (zinatë) e formave të ndryshme.

Të gjithë atyre që (për)fitojnë nga pasuria e daluar (haram), gjegjësisht kjo mënyrë, i Dërguari i Allahut ua tërheq vërejtjen duke i paralajmëruar: “Ata që kanë jetuar me pasuri të ndaluar, e meritoinë Zjarrin (Xhehennemin). “ (Transmetojnë Imam Ahmedi, El-Darami, Ibn Hibbani dhe Hakimi.)

Islami nuk i pranon as dëshirat dhe qëllimet (nijetet) paraprake, nëse mënyrat e (për)fitimit janë të palejuara (haram); ndërkaq, ai që fiton nga kjo mënyrë e që më vonë ndërton një xhami a shkollë për jetimët, ose kryen ndonjë bamirësi tjetër, sipas Islamit kjo
vepër – edhe pse si akt, në shikim të parë, duket e mirë (megjithatë) nuk pranohet (si e këtillë), ngase mënyra e (për)fitimit është kryer në mënyrë të palejuar (haram); kjo ilustrohet nëpërmjet fjalëve të hadithit vijues:
“Allahu është i Mirë dhe e pranon vetëm të mirën.” (Transmetojnë Muslimi nga Ebu Hurejreja [radijallahu anhu], si dhe Imam Buhariu [radijallahu anhu].
Në një hadith tjetër thuhet: Pandershmëria nuk e fshin pandershmërinë ” (Transmetojnë Imam Ahmedi e Hakimi, si dhe Abdullah ibn Mes’udi [radijallahu anhu].)

Në Islam është e ndaluar (haram) ajo që nuk është e drejtë, edhe nëse gjykatësit, në bazë të dëshmive, giykojnë në favor të saj:
“Mos ia merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtësisht! Dhe mos u bëni mitëdhënës të gjykatësit për t’ua përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe me vetëdije njerëzve një pjesë të mallit.”(El-Bekare, 188)

Në lidhje me këtë hasim edhe një hadith të të Dërguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Ju do të vini tek unë që të gjykoj mes jush, e ndoshta ndonjëri prej jush mund të jetë më nevojtar se tjetri. Unë gjykoj në bazë të veprës suaj të dëshmuar (nga ju). E nëse i jap
ndonjërit nga të drejtat e vëllait të tij, ajo është një pjesë nga Zjarri: ai mund ta merr atë ose ta lë. “ (Transmetojnë Imam Buhariu dhe Muslimi në “Sahih”-ët e tyre.)
Pra, edhe sikur i Dërguari i Allahut të jetë i pranishëm, ai do të gjykonte në bazë të dëshmisë së ofruar. Në këtë mënyrë, Islami ka ngritur vetëdijen (ndërgjegjësimin) tek myslimanët, me qëlim që ta mbrojë jetën e tij ekonomike. Nëse gjykimi bëhet në bazë të
dëshmisë, përsëri myslimanët e kanë frikë Allahun, ngase e dinë të vërtetën dhe janë dëshmitarë të saj.

Myslimanët janë të detyruar të mos e shpërdorın fuqinë e tyre ekonomike ndaj më të dobtëve, sidomos ndaj jetimëve – si dhe pasurisë së tyre; burri të mos e
shpërdor fitimin e gruas së tij; udhëheqësi të mos shpërdor fitimin e të nënshtruarit (punëtorit) të tij; mbikëqyrësi të mos e shpërdor rrogën e punëtoreve tij, si dhe kryepunëtori dhe pronari i tokës të mos e shpërdor rrogën e blegtorit, përkatësisht bujkut që punon tek ai.

Islami nuk lejon nëpunësin e shtetit të abuzoje në pagen e të nënshtruarit të tij, ngase ky fitim paraqet të drejtën e atij individi; e nëse e shpërdor pagën e tij atëherë secili punëtor i cili është dëmtuar, do të jetë kundërshtar i tij në Ditën e Gjykimit. Është abuzim i hapët në Islam nëse besimtari nga zilia merr plaçkën e armikut në luftë pa dijeninë e shoqëruesve të tij – gjë kjo e cila është përmendur edhe në Kur’anin fisnik:
“Është e pamundur për ndonjë profet që të përvetësojë në mënyrë të pandershme prenë e luftës. Kushdo që bën një gjë të tillë, do të vijë (i ngarkuar me të) në Ditën e Kiametit e pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka merituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (Ali Imran, 161)

Fondet publike janë të ndaluara për udhëheqësit dhe nëpunësit e shtetit, madje edhe për ata që janë në postet më të ulëta, meqë ata nuk janë më të merituarit për marrjen e mjeteve të tilla. Ndaj dhe është e ndaluar për nëpunësit e tillë të marrin përfitime përkundër postit dhe autoritetit që kanë apo të grumbullojnë pasuri duke pranuar autorizime e ndërmjetësime, ku shpërblimet e tilla gjithësecili e din se janë ryshfet.
Kalifit Omer ibn Abdulaziz [radijallahu anhu] i jane ofruar shpërblime e dhurata, të cilat ai gjithnje i refuzonte. Nisur nga kjo, atij i thanë se i Dërguari i Allahut i ka pranuar dhuratat. Mirëpo, kalifi i përgjigjej ryshfetdhënësit duke i thënë:
“Të Dërguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i janë ofruar dhurata, ndërkaq mua më ofrohet ryshfet (për shkak të postit).”

Njëherë, i Dërguari i Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], u zemërua shumë me një nëpunës të vetin (Ibn Lutbeje), i cili erdhi pranë tij me një të mirë duke e mbajtur në dorë dhe i tha: “Kjo është për ju, e kjo (tjetra) është për mua: më është dhënë mua si dhuratë”
në çka i Dërguari i Allahut iu përgjigj: “Përderisa ai është duke qëndruar në shtëpinë e babait e të nënës së tij, ai me siguri këtë dhuratë e ka dhënë në emër të ndonjë kundërvlere. “Pra, në këtë rast dhurata nuk i ka ardhur drejtpërdrejt dhe personalisht, as si miqësi e as si dashamirësi mes dhuruesit dhe pranuesit, por dhurata i erdhi për shkak të postit si nëpunës shtetëror, ndaj dhe ai nuk e meriton një dhuratë të tillë.

Islami është i pari që implementoi ligjin për nëpunës shtetëror, njëkohësisht duke kërkuar llogari prej tyre se nga (!?) dhe si (!?) e fitojnë pasurinë, si dhe të hulumtojë e t’i marrë në pyetje ata për përfitimet e palejuara (haram).
Synimet e këtilla u arritën vetëm në saje te ndalimit të përfitimeve të palejuara (haram), gjegjesisht krijimit të:

a. Marrëdhënieve të mira mes njerëzve, të mbështetura në drejtesi e vëllazeri (duke e ndaluar të padrejtën dhe duke ia mundësuar çdokujt të drejtën (hakun) e vet));

b. Ngushtimit të dallimeve të mëdha mes klasave shoqërore (ngase edhe përfitimet tepër të mëdha e në periudha të shkurtra kohore vijnë nga rrugët e haramit e jo nga rrugët e hallallit); si dhe,

c. Shtytjes dhe nxitjes së njerëzve që të punojnë (duke e ditur se janë të ndaluara përfitimet e pandershme, të cilat nuk kërkojnë mund, siç është: bixhozi dhe interesi (fajdeja), si dhe format tjera).

Nuk ka kurrfarë dyshimi se gjithë kjo është një vlerë ekonomike për një shoqëri të shëndoshë.

Libri: “Pasuria dhe ekonomia në Islam”

Autor: Dr.Jusuf Kardavi

EKONOMIA ISLAME

 

Artikulli paraprakLista e vendeve më të shtrenjta dhe më të lira për të jetuar: Ku është Kosova?
Artikulli tjetërBiden rikthen festimet në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Fitër Bajramit