Emiratet e Bashkuara Arabe miratojnë strategjinë e ekonomisë dixhitale, për të nxitur sektoret që kontribuojnë në GDP

RIAD

Kabineti i Emirateve të Bashkuara Arabe miratoi këtë të marte një Strategji të re të Ekonomisë Dixhitale që synon të rrisë kontributin e sektorit në produktin e brendshëm bruto (GDP) në 20 për qind gjatë 10 viteve të ardhshme.

Strategjia e re e Ekonomisë Dixhitale synon të dyfishojë kontributin e sektorit në GDP me një përqindje nga 9.7 përqind sa ishte me parë, në 19.4 përqind dhe poashtu synon të përmirësojë pozicionin rajonal dhe global të Emirateve të Bashkuara Arabe e cila do të njihet si një qendër për ekonominë dixhitale.

Kjo strategji që mbrenda përmbajtjes së saj, të përfshin më shumë se 30 nisma, iniciativa dhe programe, të cilat synojnë në total 6 sektore si dhe 5 fusha të reja të rritjes, sipas njoftimit që e publikoi Zyra e Medias e Qeverisë së Dubait.

Pasiqë kabineti i Emirateve të arrijnë miratimin e strategjisë, në të njëjten kohë ai do të formojë një Këshill për Ekonominë Dixhitale, i cili do të kryesohet nga Omar bin Sultan Al-Olama, i cili është i emëruar si ministër i shtetit për inteligjencën artificiale. /arabnews/

Përktheu: EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprak5 mënyra për t’i bërë fëmijët tuaj të bien në dashuri me Ramazanin
Artikulli tjetërSi mund të përmirësojë Ramazani rezultatet arsimore për studentët!