6 hapa për të planifikuar Ramazanin tuaj

University of Manchester Islamic Society

Ramazani i vitit 2022 është shumë afër, dhe kjo festë na sjellë emocione dhe atmosferë ë bukur ndërsa ne të gjithë presim me padurim që të vijë muaji i Ramazanit.

Gjate kësaj periudhe të vitit, unë zakonisht i hapi ditarët e mi për të planifikuar se si une dua qe të shkojë ky Ramazan. Kur ne duam të arrijmë më të mirën në diçka, ne gjithmonë duhet te priremi të harojme një plan. Siç eshte nje thenje, ‘Nëse nuk arrin të planifikosh, planifiko të dështosh.’ Por ndonjëherë ne harrojmë të zbatojmë të njëjtin sistem edhe për Ahiretin tonë.

Hera ime e parë kur u përpoqa në mënyrë aktive, të planifikoja gjërat për Ramazan ishte rreth 3 vite më parë, kur fillova për herën e parë të bëja një ditarë të planeve. Ka qenë një eksperiment i vazhdueshëm këto 3 vitet e fundit, dhe ka shumë gjëra që unë kam përfituar duke e marr me këtë planifikim andaj rrjedhimisht do të dëshiroja të ndaj me ju disa këshilla për të ndihmuar këdo që të fillojë planin e Ramazanit.

Pra, këtu janë 6 hapa për të planifikuar Ramazanin tuaj.

  1. Reflektoni

Para se të filloni të planifikoni rreth këtij Ramazani, uluni me veten dhe reflektoni rreth asaj se si shkoi viti juaj i kaluar që nga Ramazani i fundit Ne duam që të sigurohemi që çdo Ramazan, të jetë më i mirë sesa ai i mëparshmi dhe për ta bërë këtë, së pari duhet të identifikojmë se si shkoi Ramazani i mëparshëm. Shkrimi i ditarit është i dobishëm pasi do ju jep qasje në mënyrën se si kanë kaluar ditët tuaja. Megjithatë, nëse nuk jeni i mirë në mbajte të shëniemve në ditar, mos u shqetësoni. Thjesht mendoni përsëri për Ramazanin e kaluar dhe shënoni:

  • Çfarë mendoni që ju shkoi mirë?
  • Cilat zakone dhe shprehi keni mundur t’i zbatoni gjatë gjithë vitit?
  • Çfarë mendoni nuk shkoi aq mirë?
  • Pse mendoni se ndodhi kjo?

Këtu keni një ilustrim –

Çfarë shkoi mirë?: I kam falur teravitë çdo natë.

Çfarë zakoni munda të mbaja gjatë gjithë vitit?: 12 namazet sunnet.

Çfarë nuk shkoi aq mirë?: nuk kisha aq bindje në lutjet e mia, sa do të kisha dashur.

Pse?: Unë nuk e reduktova përdorimin e rrjeteve sociale dhe kështu kisha të njëjtin nivel të bindjes edhe jashtë Ramazanit.

Shënoni sa më shumë gjëra që mund të mendoni, pasi të gjitha këto reflektime do të ju ndihmojnë për të formuar një Ramazan më të mirë për këtë vit.

2. Orari i dunjasë

Identifikoni çfarë lloj detyrimesh dhe përgjegjësish të kësaj dunjaje keni. Sado që ne të gjithë dëshirojmë t’ia kushtojmë ditët tona të plota vetëm ibadetit (adhurimit), puna dhe studimi janë të pashmangshme. Duke mos marrë parasysh këto gjëra, ne përfundojmë duke vendosur objektiva jorealiste për veten tonë, të cilat në mënyrë të pashmangshme na çojnë në zhgënjim.

Pra, a keni ligjerata, takime, afate të provimeve? Përcaktoni një kalendar për muajin e Ramazanit dhe shënoni të gjitha këto ngjarje. Duke bërë këtë, ju do të jeni në gjendje të formoni qëllime që janë më realiste për gjendjen tuaj.

3. Gjërat për t’i reduktuar

Ramazani është muaji i të bërit sa më shumë vepra të mira. Megjithatë, përpara se të shqyrtojmë se çfarë veprimesh shtesë duam të bëjmë në muajin e Ramazanit, së pari duhet të vendosim se çfarë duam të shkurtojmë nga gjërat që bëjmë. Ky është një hap që shpesh neglizhohet, por që është jashtëzakonisht i rëndësishëm nëse duam të përfitojmë vërtet shpirtërisht.

Reflektoni për këtë hadith:

“Kur njeriu kryen një gjynah, në zemrën e tij shfaqet një njollë e zezë. Nëse robi pendohet dhe kërkon falje, zemra e tij pastrohet sërish. Nëse ai vazhdon të kryejë atë gjynah, ajo njollë zmadhohet dhe i pushton zemrën”.

(Tirmidhiu 3334)

Mendoni përsëri për Ramazanin e kaluar. Shikoni hapin tuaj të parë, deri tek pikat se çfarë nuk ju shkoi aq mirë. A po i kalonit mëngjeset tuaja me Kur’an, duke i kaluar netët në lutje, duke dëgjuar përkujtues pas përkujtuesi, por megjithatë e keni gjetur veten të paaftë të ndiheni vërtet të lidhur shpirtërisht në dua (lutje), apo të paaftë për të qarë gjatë duasë tuaj? Nëse ky jeni ju, kjo thjesht mund të nënkuptojë se ka pasur ndonjë vepër tjetër që po ju ndalonte të arrini vërtet atë lidhje. Nëse ka pasur një mëkat që po ju kënaqte gjatë muajit Ramazan, mund të ketë pasur edhe disa pika të zeza shtesë në zemrën tënde të cilat kanë bërë që ajo, me të vërtetë të marr bekimet e të gjitha veprave të mira që ti po kryeje.

Mbani në mend se shumë herë, veprat që e ndalojnë këtë nuk janë saktësisht mëkate në vetvete. Por, ato janë në mes dhe kështu ne priremi të kënaqemi në to pa dashje dhe pa e kuptuar se kjo çon në gaflet (pakujdesi) të madhe dhe në humbje të kohës. Të dyja këto efekte depërtojnë në veprat tona të mira pa e vërejtur ne, duke na penguar të fitojmë vërtetë shpirtërisht.

Ka shumë akte të ndryshme që mund ta shkaktojnë këtë; si për shembull shoqërizim i tepruar, argëtim, etj. Dhe një shkaktar i madh  janë rrjetet sociale. Ndërsa mund të gjenden shumë të mira, ne të gjithë e dimë se çfarë ndodh kur filloni të lëvizni nëpër faqet e meme-ve. Mënyra më e mirë e veprimit është të kufizoni përdorimin e tyre, qoftë vendosja e aplikacioneve me limit kohor ose instalimi i tyre vetëm për një kohë të caktuar të ditës.

4. Gjërat për t’i shtuar

Duke qenë se kemi planifikuar gjërat të cilat do t’i reduktojmë, tani mund të kalojmë në atë që duam të shtojmë.

Dua që këtë ta ndaj në dy pika:

  • Zakonet që dua të përvetësoj
  • Aktet shtesë të adhurimit

Zakonet që dua të përvetësoj: Këto janë akte që ju dëshironi të vazhdoni për pjesën tjetër të vitit. Ramazani është koha e përsosur për të mësuar zakone të reja. Është koha e zgjidhjes së Vitit të Ri për muslimanin dhe Allahu na jep një muaj ku shejtanët janë të mbyllur për ta bërë më të lehtë për ne që ta vendosim atë në gur.

Këto zakone mund të variojnë nga dëshira për të falur të gjitha 5 namazet deri në më shumë Dhikër oapo Sadaka. Por mbani në mend 2 pika kur vendosni se cilat zakone dëshironi të i ndërtoni. Së pari, merrni parasysh arsyen tuaj. Pse doni ta ndërtoni këtë zakon dhe cili është qëllimi juaj? Kjo ju ndihmon të qëndroni të motivuar për t’iu përmbajtur shprehisë së re. Pas kësaj, ne kemi nevojë për një kurs veprimi rreth mënyrës se si do ta arrjmë zakonin e ri. Kjo do të thotë t’i jepni një kohë në ditë për ta zbatuar atë. Pa e rezervuar një kohë, bëhet shumë e lehtë ta anashkalosh atë. Mënyra ime e preferuar për ta bërë këtë është ta lidh atë me një veprim me të cilin jam tashmë më i përqendruar. Kjo e bën shumë më të lehtë përvetësimin e zakonit.

Për shembull:

Zakon që dua të ndërtoj: Thënja e 100 istighfarëve në ditë.

Pse: Për shkak se ai që është i vazhdueshëm në kërkimin e faljes, Allahu i bën atij “rrugë për të dalë nga çdo shqetësim dhe një lehtësim nga çdo ankth dhe do t’i sigurojë atij furnizim nga ku ai nuk e pret”. (Rijadu Salihin 1873)

Kursi i veprimit: Recitoni 20 pas çdo lutjeje.

Një kujtesë për të mos u përpjekur të bëheni shumë ambicioz me numrin e shprehive të reja që dëshironi të shtoni. Këto janë zakone që dëshironi t’i mbani pas Ramazanit, për gjithë jetën. Përpiquni të kufizoni veten në 2–3 dhe mbani parasysh hadithin:

“Vepra më e dashur tek Allahu është ajo që është e rregullt dhe e vazhdueshme edhe nëseështë e vogël.”
(Buhariu 6464)

Aktet shtesë të adhurimit: Ne e dimë se çdo vepër e mirë në Ramazan shumëfishohet jashtëzakonisht në shpërblim, kështu që ne duam të sigurohemi që të angazhohemi në vepra të mira. Këto janë fushat kryesore që duhen marrë parasysh kur vendosni se cilat veprime shtesë dëshironi të bëni.

  • Kur’an — më shumë recitim, lexim të përkthimit, reflektim mbi kuptimin
  • Namaz — 12 sunnetet, namazi i Duhasë, Teravitë
  • Sadakaja — vendosja e një sistemi automatik ditor bamirësie, ndihma rreth iftarit, puna vullnetare
  • Dhikri  — duat e mëngjesit dhe të mbrëmjes, Istigfari, Salavatet

Të gjitha këto janë vetëm shembuj. Mendoni përsëri për planifikimet tuaja që nga hapi 1 dhe vendosni se cilat vepra të mira ju shkuan mirë gjatë Ramazanit të kaluar dhe cilat zakone të reja do të dëshironit t’i shtonit këtij viti.

5. Orari

Hapat nga 1 deri në 4 na dhanë të gjitha copëzat për bashkim pjesësh për të ndërtuar një pamje të një Ramazani më të mirë. Tani, bëhet fjalë për bashkimin e të gjitha copëzave në tërësi. Unë nuk rekomandoj që të keni një orar orë pas ore, pasi ai mund të duket shumë i kufizuar dhe më i vështirë për t’u përmbajtur. Në vend të kësaj, unë zakonisht e marr këtë në 2 hapa:

Së pari, planifikimi i ditës në periudha kohore, të cilat sillen rreth namazit. Vendosni se çfarë dëshironi të përfshini nga një namaz në tjetrin. Orari juaj i dunjasë nga hapi i dytë, mund të ju ndihmojë në identifikimin e kohës që duhet t’u kushtoni obligimeve tuaja të kësaj bote dhe kohën të cilën mund të përdorni për ibadetin (adhurimin) tuaj.

Së dyti, zgjatja e pushimit pas namazit, për të qëndruar në sexhadën tuaj të namazit, për disa minuta më shumë se zakonisht për të përfshirë disa vepra të mira nga hapi numër 4.
Për shembull, leximi i një numri të caktuar të faqeve nga Kur’ani dhe i një dhikri pas çdo namazi. Kjo është një mënyrë e bukur dhe më e thjeshtë për të përfshirë ato zakone që dëshironi të ndërtoni. Kjo gjithashtu e shton bereqet të mahnitshme në ditët tuaja pasi gjithçka rrotullohet rreth akteve të adhurimit dhe gjithashtu do të thotë që ju nuk duhet t’i kushtoni pjesën e ditëve tuaj vetëm ndaj një veprimi, për shkak se mund të duket e vështirë për t’u mbajtur në një periudhë afatgjate.

6. Lista e duave (lutjeve)

Edhe pse kjo nuk është një pikë e lidhur në mënyrë direkte me planifikimin, bërja e një liste të duave (lutjeve), është diçka që unë uarekomandoj shumë. Këtu ju shënoni, në një listë, të gjitha duatë që dëshironi t’i kërkoni Allahut. Përveç që lista ju ndihmon të mos lini asgjë jashtë, pjesa më e bukur është kur shikoni pas në këtë listë, ditë apo muaj më vonë, dhe kuptoni se në sa nga lutjet tuaja keni gjetur përgjigje nga Allahu. Nuk ka asnjë moment mirënjohjeje më të madhe.

Nëse jeni duke u menduar se nga ku të filloni, më poshtë janë disa kategori. Mos harroni ta bëni këtë listë të duave personale për ju. Mos ngurroni të shtoni dua nga Kurani dhe Hadithi, por gjithashtu mbani në mend se duaja është biseda juaj personale me Zotin tuaj.

  • Ahireti im
  • Familja dhe miqtë e mi
  • Feja ime (lidhja me Allahun, Kur’ani, dituria)
  • Dunjaja ime (karriera, aspiratat, martesa)
  • Gjendja ime e brendshme (karakteri, gjendja e zemrës)

E lus Allahu të na mundësojë të gjithëve ta arrijmë këtë Ramazan dhe të korrim plotësisht të gjitha përfitimet prej tij. Amin. /manchesterisoc.com/

Përktheu: EKONOMIA ISLAME

 

Artikulli paraprakLufta në Ukrainë ngadalëson edhe ekonominë e Kosovës
Artikulli tjetërÇfarë ndodh dhe si mund të ndikojë tek ju rritja e normës së interesit?