MUNGESA E NJOHURIVE PËR EKONOMINË ISLAME
Një nga keqkuptimet që haset shpesh është bindja se institucionet financiare pa kamatë nuk mund të jenë fitimprurëse dhe se duhet të funksionojnë vetëm si organizata bamirëse.
Por kjo është një bindje e gabuar.
Ekonomia islame nuk e ndalon fitimin, por e rregullon mënyrën se si arrihet ai. Ajo e lejon tregtinë, investimin dhe veprimtarinë financiare, duke kërkuar që ato të zhvillohen në përputhje me parimet e Sheriatit.
Institucionet financiare islame mund të jenë njëkohësisht në përputhje me parimet fetare dhe ekonomikisht të qëndrueshme e fitimprurëse.
NË THELB TË ÇËSHTJES
Mungesa e njohurive për ekonominë islame krijon paragjykime dhe keqkuptime rreth funksionimit të institucioneve financiare islame. Prandaj, është e rëndësishme të kuptojmë se fitimi dhe respektimi i parimeve të Sheriatit nuk janë në kundërshtim me njëri-tjetrin.
Punoi: Mr. Fuad Ferati
Tregti me ndershmëri, fitim me bereqet!











