4 hapa drejt miqësisë besnike

 

4 hapa drejt miqësisë besnike

Kur mendojmë për miqtë besnikë, na shkon mendja tek miku më besnik I të  gjitha kohërave, Ebu Bekr Es-Siddik. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë për të:

Cdoherë qe i kam ofruar dikujt Islamin, ai ka shfaqur vështirësi dhe hezitim dhe është përpjekur të gjejë argument. Ebu Bekri ishte i vetmi person që e pranoi islamin pa vështirësi apo hezitim dhe pa u përpjekur të gjejë argument. “

Sa themele të mrekullueshme për miqësinë e tyre subahanAllah!

Profeti (paqja qoftë mbi të) i besoi atij aq shumë, saqë iu dha titulli ‘Es-Siddik’, sepse besimi i tij ishte aq i fortë për t’u lëkundur nga ndonjë gjë, dhe miqësia e tij ishte e fortë si shkëmb, sepse ai hoqi dorë nga pasuria e tij dhe siguria e tij në shumë raste në mbështetje të mesazhit të Profetit.

Miqtë që ju duan për hir të Allahut

Një përbërës kyç për miqtë e mire është dashuria për hir të Allahut. Një transmetim mahnitës tregon se ata që e duan njëri-tjetrin për hir të Allahut, do të jenë prej atyre që do të kenë hije në Ditën e Gjykimit!

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka thënë : Janë shtatë grupe që Allahu do t’i fusë në Hijen e Arshit të Tij në Ditën e Gjykimit, ditë në të cilën nuk do të ketë hije tjetër veç Hijes së Tij: ….dy njerëz të cilët janë dashur për hir të Allahut, që janë takuar për këtë dhe janë ndarë për këtë,… [Buhari], që nënkupton statusin e lartë që mund të arrijmë nëpërmjet shoqërimit të mirë në udhëtimin tonë të jetës.

Miqësia mund të krahasohet me një udhëtar që kërkon një destinacion përfundimtar, siç thotë një shkrimtar:

«Është e mundur të udhëtosh vetëm. Por udhëtari i mirë e di se jeta jonë është udhëtim dhe jeta ka nevojë për shoqëri. “Bashkudhëtar” do të thotë ai që ha të njëjtën bukë. Të lumtur janë ata që ndjejnë se janë gjithmonë në rrugë dhe se kushdo që takojnë është bashkudhëtari i tyre i zgjedhur. Udhëtarët e mirë kujdesen për shokët e tyre të lodhur. Ata mund ta marrin me mend se kur e kanë humbur guximin. I marrin si i gjejnë, i dëgjojnë. Me inteligjencë, butësi, mbi të gjitha me dashuri, ata i inkurajojnë të vazhdojnë dhe të rimarrin lumturinë gjatë udhëtimit të tyre.”

Një dijetar tha dikur për të shpjeguar këtë koncept të bukur të dashurisë për hir të Allahut Subhanhu ve Teala se :

“Të vulosësh miqësi për hir të Allahut tregon detyrimin e krijimit të marrëdhënieve të dashurisë dhe besimit për hir të Tij; kjo është miqësi për hir të Allahut Subhanhu ve Teala. Gjithashtu tregon se nuk mjafton dashuria e thjeshtë; në të vërtetë ajo që nënkuptohet është  dashuri e bazuar në aleancë. Kjo kërkon ndihmë, nder dhe respekt. Do të thotë të jesh me ata që i do si me fjalë ashtu edhe me vepra. Besnikëria për hir të Allahut me të vërtetë do të thotë ta duash Allahun dhe të ndihmosh fenë e Tij; t’i duash ata që i binden Atij Azavaxhal dhe t’u vijë në ndihmë”.

Duke pasur shoqëri të mirë, ne mbjellim farat e besimit, prandaj miqësia bazohet në besim dhe besimi i tyre duhet t’i motivojë  të kërkojnë miq të mirë.

Këshilla praktike për të gjetur shoqëri të mirë

Për t’ju ndihmuar të gjeni miq të tillë, këtu keni disa këshilla praktike për ti marr me vete : 

  1. Jini të sinqertë dhe filloni me veten tuaj:

Çelësi për gjetjen e miqve të mirë është të jesh i sinqertë në qëllime dhe në të gjitha veprat në Islam, dhe ti shprehim karakteristikat dhe tiparet që aq shumë i dëshirojmë te miqtë e mirë, siç janë ato të përmendura më lart.

  1. Hiqni dorë nga miqtë e këqij:

E di që të heqësh dorë nga miqtë e këqij nuk është  vendim i lehtë për t’u marrë, por mos harro nëse lë diçka për hir të Allahut Subhanhu ue Te’ala, Ai do të të jape dicka shumë më të mirë si kopmpenzim. Kjo nuk do të thotë që t’i lini krejtësisht miqtë që janë të dëmshëm për besimin tuaj, përkundrazi t’i inkurajoni ata në vepra të mira, të jeni burim frymëzimi për ndryshimin e tyre dhe të bëni dua për ta.

  1. Kërkoni miq të drejtë:

Kjo mund të ndodhë vetëm duke qenë në tubimet e njerëzve të ditur, të atyre që janë të njohur si të vërtetë, të drejtë dhe të shquar për shoqërinë e tyre të mirë. Shkoni në vendet e duhura. Për të përmirësuar imanin tonë, duhet të synojmë të jemi në vendet ku gjenden njerëz të mirë (xhamia, ose tubimet e diturisë ) dhe të shmangim vendet e dëmshme.

Mos harroni se Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

“Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është si shembulli i pronarit të parfumeve dhe zejtarit.Të parin nëse e viziton, ose do të dhurojë ndonjë parfum, ose do të blesh ti diçka prej tij ose vetëm nga ndeja që ke bërë tek ai, do të vijë era e mirë(që nga momenti kur të dalësh nga ai).Kurse, i dyti, ose ti djeg rrobat,(e nëse nuk t’i djeg rrobat) ose kur të dalësh nga ai, do të kundërmosh erë të keqe.” [Buhariu dhe Muslimi]

  1. Bëj dua (lutje) Allahut :

Gjithmonë bëni dua që të jeni të udhëzuar drejt shoqërimit të mirë dhe që Allahu Subhanhu ue Te’ala tu bekojë jo vetëm ju por edhe miqtë tuaj me më të mirat në këtë jetë dhe në botën tjetër!

Pra, këto janë 4 këshilla për të filluar kërkimin tuaj për miq që do të ndihmojnë në mbjelljen e farës drejt drejtësisë dhe lutemi që ne të jemi ndër ata që janë miq besnikë në Ahiret. Amin.

Mohammed Faris

http://productivemuslim.com 

Perktheu: EkonomiaIslame.com

 

 

Artikulli paraprakDHURIMI (INFAK) – pjesa 2
Artikulli tjetërStrategjia e sanduiçit në artin e komunikimit