Elon Musk, bëhet njeriu më i pasur në botë. Gjashtë këshillat që jep ai.

86

Themeluesi I Teslas dhe Spaxe X me nje pasuri prej £136bn bëhet njeriu më i pasur në botë pasi cmimi i aksioneve për makinat elektrike pësoi një rritje drastike duke bërë qe ta kalojë edhe legjendarin e Amazonit Jeff Bezos. Cfarë sekreti fshihet pas suksesit të tij? Ai thotë që gjashtë gjërat qe kanë bërë atë të sukseshëm janë si më poshtë:

  1. Nuk është gjithcka paraja

Ai ka implementuar idenë qendrore në biznesin e tij që ato nuk po e bëjnë gjithcka për paranë. Padyshim, ai shprehet që nuk ka asnjë problem me njerëzit që janë gjithë kohës në ndjekje të parasë, por nuk e shikon si politikë që duhet ndjekur në kompaninë e tij.
Ai po mendon qe pjesën më të madhe të pasurisë ta investoj në Mars dhe nuk do e kishte aspak problem nëse ky projekt do t’i konsumonte të gjithë pasurinë e tij.

2. Ndiqni pasionin

Sipas Musk, gjëja më e rëndësishme, gjeneza e saj nuk ishte për të bërë para, por për të ulur një person në Mars. Ai e konsideron veten më tepër një inxhinier sesa një investitor dhe thotë se ajo që e zgjon atë në mëngjes është dëshira për të zgjidhur problemet teknike.
Duke u fokusuar në teknikat e reja dhe jo sa dollarë ka në bankë, kjo përbën metodën e tij e përparimit. Ai e di se çdo pengesë që kapërcen bizneset e tij ndihmon të gjithë të tjerët që përpiqen të zgjidhin të njëjtin problem.

Pra, mos u fokusoni në ndjekje të parasë po ndiqni ëndrrat dhe kthejini ato në realitet. “Pasioni është mbi gjithcka”

3. Mos u frikëso nga ëndrrat e tuaja qofshin ato jashtë cdo realiteti

Një nga gjërat me të vërtetë të habitshme për bizneset e Elon Musk është sesa ndryshe janë.

Ai dëshiron të revolucionarizojë industrinë e makinave, të kolonizojë Marsin, të ndërtojë trena super të shpejtë në tunele vakumi, të integrojë AI në trurin e njeriut dhe të heq industrinë e energjisë diellore dhe baterive. Këtu ka një fije të përbashkët.

Të gjitha projektet e tij janë lloji i fantazive futuristike që mund të gjesh në një revistë për fëmijë në fillim të viteve 1980.
Musk nuk e fsheh faktin se ishte frymëzuar nga librat dhe filmat që konsumoi si fëmijë në Afrikën e Jugut. Fjala e pamundur ekziston vetëm ne fjalor. Gjithcka që është bërë ditëve të sotshme ishin gjëra të pamundura një shekull më parë, dhe shumë gjëra që do bëhen në vazhdim, janë të pamunduara sot. Të gjithë këto ndryshimë vijnë nga njerëz të cilët besojnë të pamundurën dhe realizojnë të paimagjinueshmen.

5. Bëhu gati të marrësh rreziqe

Musk si cdo sipërmarrës tjetër ka pasur uljet dhe ngritjet e tij. Padyshim, që gjatë karrierës ai është përballur më situata që një vendim I gabuar do e conte drejt një rruge pa kthim.

Ai shprehet që gjithmonë ka ndërmarrë rrisqe dhe se nuk ishte aspak i frikësuar që ai mund të falimentonte në bizneset e tij. Në financë është shprehja “no risks, no returns”

6. Injoro kritikat

Ai nuk besonte se SpaceX ose Tesla do të fitonin para ndonjëherë kur t’i vendoste ato — dhe e vërteta është që asnjë njeri tjetër nuk besoi në idetë e tij. Shumica ishin shume skeptikë, kritikues dhe mosbesues ndaj ideve të tij. Por ai i injoroi kritikuesit dhe gjithsesi shkoi përpara.
Mos harroni, ky është një njeri që gjykon suksesin në bazë të problemeve të rëndësishme që ai ka zgjidhur, jo sa para ka bërë. “Nëse ne do të ndalojmë që të hedhim gurë ndaj cdo qeni që leh kurrë nuk do jemi në gjëndjë të mbarojmë udhëtimin tonë.“

  1. Kënaqu me veten

Masku shprehet që cdo gjë që vendosni të bëni në jetë pervec që duhet të jetë pasionante duhet t’ju ofroj lumturi. Gjeni lumturi edhe në gjërat e vogla, gjatë cdo projekti destinacioni është i rëndesishëm por, mos harroni të kënaqni veten gjatë rrugëtimit.

Burimi:Albania-Analytica