Liderët duhet të nxisin gjithmonë një kulturë të mësuari e cila të mbajë gjithmonë lart shpirtin e inovacionit brenda ambienteve të punës.
Strategjitë e përdorura nga CEO të famshëm dhe të suksesshëm janë inovative dhe unike, por ato gjithsesi mund të shërbejnë si një shembull shumë i mirë dhe për të tjerë të cilët mund t’i huazojë ato për të inkurajuar në të njëjtën mënyrë stafin e tyre që të jetë gjithmonë i frymëzuar.
Ja se cilat janë strategjitë që ata ndjekin:
- Drejto me pasion dhe pasionin ua transmeto dhe atyre që punojnë me ty dhe për ty
- Bëhu shembulli që të gjithë duan të ndjekin
- Rri i gatshëm të krijosh një kulture pune ku punonjësit të ndihen të lirë të pyesin
- Të jesh i gatshëm për të ndryshuar
- Nxiti punonjësit që të mësojnë vazhdimisht. Google i lejon punonjësit e tij që të shpenzojnë rreth 20 për qind të kohës së tyre në punë duke kërkuar në internet gjëra të ndryshme që i nevojiten për punën e tyre.