Rregullat islame mbi kodin etik islam

Ky kod fillimisht varet në lëndën e tij kryesore, në një grup të parimeve të përgjithshme. Këto parime janë marrë nga libri ‘Usul el-Fikh’ në përgjithësi dhe ‘Fikh el-Mu’amalat’ në veçanti. Këto parime janë:

  1. Pajtueshmëria me qëllimet e Sheriatit islam për ruajtjen e fesë, vetes, fëmijëve, mendjes dhe pasurisë. Këto, me pak fjalë, janë interesat e njerëzve në këtë botë dhe në botën e ardhshme.
  2. Kur’ani përmban parimet e përgjithshme të Sheriatit islam, përderisa Suneti i  ndershëm i elaboron këto parime. Pastaj vjen faza e ushtrimit të përpjekjeve nga njerëzit e shkolluar për t’i zbatuar këto parime. Këta njerëz të shkolluar mund gjithashtu ta praktikojnë ixhtihadin (të vendosin një çështje) kur nuk ka tekst (nga Kur’ani). Ky është udhëtimi vazhdues i Sheriatit, i cili nuk është prekur nga faktorët e ndryshueshëm (të papërqendruar) të kohës, vendit dhe rrethanave.
  3. Intelektualët dhe studiuesit duhet t’u përmbahen rregullave të Sheriatit. Megjithatë, ixhtihadi për njerëzit e kualifikuar në çështjet për të cilat nuk ka tekste në Kur’an, Sunet dhe Ixhma (konsensus të dijetarëve) është i lejuar.
  4. Nuk lejohet të zbuten rregullat e Sheriatit, ashtu që ato të harmonizohen me konceptet dhe teoritë e përkohshme të cilat janë kontradiktore me rrënjët e tij.
  5. Transaksionet nuk duhet të sjellin humbje të të drejtave, shpërfillje të detyrave ose kundërshtim të legjislacionit të Allahut.
  6. Të gjitha marrëveshjet dhe transaksionet biznesore, përveç atyre të ndaluara nga tekstet Kur’anore dhe Suneti autentik, janë të lejuara kur në mënyrë legale përfshihen dobitë. Sa u përket çështjeve rreth të cilave asgjë nuk përmendet në kanale të ndryshme të legjislacionit islam, ato konsiderohen të lejuara, pasi tekstet janë të limituara dhe ngjarjet e jetës janë të pafundme.
  7. Marrëveshjet të cilat rezultojnë në zhvatjen e pasurisë së njerëzve padrejtësisht dhe shpijnë në korrupsion, janë të ndaluara.
  8. Nëse dëshmia, nën çfarëdo kusht, është përgjegjësi e rrezikshme për dyshim ose probabilitet, ajo bëhet jovalide. Me fjalë të tjera, ajo nuk mund të mbështetet në definimin e të lejuarës dhe të ndaluarës.
  9. Kujdes që të mos dëmtohesh nga të tjerët ose të shkaktosh dëmtime ndaj të tjerëve. Ligësia duhet eliminuar sa më shumë që të jetë e mundur. Në qoftë se ballafaqohemi me dy situata të dëmshme, duhet ta zgjedhim të keqen (të dëmshmen) më të vogël. Dëmi personal duhet të durohet me qëllim që të mënjanohet dëmi publik.
  10. Domosdoshmëria matet nga rëndësiae saj. Limitet e domosdoshmërisë së lejuar janë kur:

a) Është alternativa e vetme, përndryshe një person do ta rrezikojë jetën e tij (me vdekje) në qoftë se nuk i kthehet asaj.

b) Domosdoshmëria duhet të ekzistojë dhe të mos jetë një çështje e pritjes.

c) Të mos mbetet asgjë për ta hequr këtë domosdoshmëri, por ta bëjë atë.

ç) Domosdoshmëria duhet të vlerësohet sa duhet.

  1. Kërkimi i diturisë është obligim për muslimanin – kudo që ta gjejë atë, duhet ta ma- rrë. Lejohet për një person që ta përdorë atë që mendja njerëzore e ka fituar, për aq kohë sa ajo nuk kundërshton legjislacionin e Allahut të Lartësuar.
  2. Muslimanët duhet t’i respektojnë zotimet e tyre, përveç atyre të cilat urdhërojnë në atë të cilën Allahu e ka ndaluar dhe atyre të cilat ndalojnë nga ajo që Allahu e ka lejuar.
  3. Nuk duhet të ketë kundërthënie me natyrën e shëndoshë me të cilën jemi krijuar. Gjithnjë duhet të jetë nën kontroll të rregullave sheriatike, të cilat janë një medium mbështetës dhe përkrahës për adhurim.
  4. Ulja e kostove, lehtësimi i borxheve, lehtësimi i gjërave dhe bllokimi i rrugëve të korrupsionit dhe çoroditjes, janë disa nga qëllimet e Sheriatit. Allahu i Lartësuar thotë: “… dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur’ani) ju quajti muslimanë…” (El-Haxh: 78)
  5. El-Urf (klientelat) duhet të merren në konsideratë në transaksionet biznesore. Ato janë të barabarta me kushtet dhe marrëveshjet biznesore për aq sa nuk ekziston tekst nga Kur’ani dhe Suneti për t’i kundërshtuar ato.
  6. Kur merren në konsideratë transaksio- net dhe marrëveshjet ose kontratat, fokusi duhet të bie në përmbajtjen dhe rëndësinë e tyre dhe jo në format dhe termet, pasi konceptimi i çështjes është pjesë e rëndësishme e vlerësimit të tij.
  7. Ligjshmëria e përfundimeve, qëllimit së bashku me mjetet dhe metodat e përdorura për t’i kuptuar ato, është obligim.
  8. Parandalimi i ekzistimit të korrupsionit dhe çoroditjes është më e rëndësishme sesa sjellja e dobive.
  9. Transaksionet dhe kontratat bazohen në kënaqësi reciproke e jo në nënshtrim. Kjo përjashton, natyrisht, atë që është e ndaluar nga një tekst i drejtpërdrejtë nga Kur’ani Famëlartë dhe Suneti.
  10. Të gjitha mesazhet e Allahut të Lartë- suar janë dërguar për mirëqenie të njerëzimit. Të gjitha ato i kushtojnë vëmendje të madhe besimit monoteist, moralit të lartë dhe ndershmërisë Qëllimet dhe objektivat e këtij kodi janë qartazi në përputhshmëri me qëllimet e të gjitha mesazheve të Allahut Fuqiplotë në përgjithësi dhe me Islamin – mesazhin e fundit – në veçanti.
Artikulli paraprak5 gjëra që e dallojnë një lider motivues
Artikulli tjetërStresi vret motivimin tuaj