SADAKAJA ËSHTË DERË HYRËSE PËR TË GJITHA VEPRAT E TJERA ME KARAKTER BAMIRËS

Allahu e bëri sadakanë dhe shpenzimin në gjërat që i do Allahu të jenë çelës për bamirësi dhe tërheqëse për njeriun të veprojë në fusha të ndryshme të bamirësisë, kjo sepse pasuria është ndër gjërat më të dashura për shpirtin. Andaj ai që i jep përparësi asaj që Allahu e do para asaj që ai vetë e do, duke e dhënë pasurinë për nevojtarët dhe duke e ndihmuar fenë, atij Allahu do t’i japë suksese për në vepra të mira dhe sjellje të bukura dhe do t’ia lehtësojë rrugën e të bërit vepra të tjera me karakter bamirës, gjë që nuk do të mund ta arrinte poqë se nuk do ta jepte sadakanë dhe nuk do të shpenzonte për Allahun.

Këtë e argumenton fjala e Allahut:

“Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimit), Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.” (El- Lejl: 5-7)

Dijetari i njohur Es-Sadij, Allahu e mëshiroftë, në komentin e ajetit: “Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit” thotë:

“Kjo nënkupton se Allahu do t’ia lehtësojë çështjet dhe çdo migë për në mirësi dhe do t’ia lehtësojë braktisjen e çdo sherri, kjo e tëra, sepse ai erdhi me shkaqet e lehtësimit, andaj Allahu ia lehtësoi çdo gjë atij.”

Allahu e qartësoi dukshëm këtë çështje në fjalën e Tij: “Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni.” (Ali Imran: 92); që nënkupton se ju nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, ku për të mundohen dhe përpiqen garuesit dhe nuk keni për ta kuptuar domethënien e përkushtimit dhe nuk keni për ta arritur turmën e punëmirëve, përderisa të ndani atë që ju lehtësohet nga pasuria që ju e doni.

Sahabët e kuptuan mirë këtë udhëzim hyjnor dhe u përkujdesën ta arrijnë përkushtimin dhe kulmin e mirësisë duke e dhënë atë që e donin nga pasuria për ta ndihmuar fenë dhe për t’i plotësuar nevojat e nevojtarëve me shpirtbujari dhe duke e lakmuar shpërblimin dhe mirësinë e Allahut.

Kur tek ata rritej dashuria për një gjë, e jepnin për Allahun duke shpresuar arritjen e përkushtimit. Ebu Talha, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ishte ndër më të pasurit në mesin e ensarëve në Medine dhe për të pasuria më e dashur ishte një kopsht me hurma që njihej me emrin Bejruha dhe kur zbriti ajeti: “Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni” (Ali Imran: 92), shkoi te Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dhe i tha: Allahu në Kuran po thotë: “Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni” (Ali Imran: 92); dhe për mua pasuria më e dashur është kopshti im me hurma dhe atë po e jap sadaka për hir të Allahut, me shpresë që ta arrij përkushtimin dhe Allahu të ma zëvendësojë në ahiret, andaj, o i Dërguar i Allahut, shpenzoje si të duash!”

Zejd ibën Harithe, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur zbriti ky ajet tha:

“O Zot, Ti e di se për mua nuk ka pasuri më të dashur sesa ky kalë” dhe shkoi te Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dhe i tha: “Këtë kalë e jap sadaka në rrugë të Allahut”, kurse i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ia kthehu: “Allahu e pranoi prej teje. ”

Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i shkroi Ebu Musa el Eshariut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ta blejë për të një robëreshë e zënë rob në betejën e Xhelvas, ditën kur u çlirua Medain, kryeqyteti i Kisras, nën udhëheqjen e Sad ibën Ebi Vekas, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe pasi e pa Omeri u mahnit nga bukuria e saj dhe tha:

“Allahu thotë: “Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni.” (Ali Imran: 92); dhe e liroi për hir të Allahut. ”95 Abdullah ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, përcjell se e lexoi ajetin: “Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) e doni.” (Ali Imran: 92); dhe iu rikujtuan begatitë e Allahut mbi të dhe thotë se nuk gjeta më të dashur për mua sesa robëresha ime dhe thashë: “Ajo është e lirë për hir të Allahut.”96 Një herë tjetër ishte i hipur mbi një kafshë të madhe e u mahnit nga ajo dhe e dha sadaka për Allahun.

Në këtë migë ecën edhe një numër i madh i të parëve tanë dhe njerëzve të mirë. Kur i shkonte Rebia ibën Huthejmit, Allahu e mëshiroftë, ndonjë lypës i thoshte gruas së tij: “Oj ti filane, jepi lypësit sheqer!” Për Rebian përcillej se e donte sheqerin dhe e jepte atë më të dashurën e tij. Suijan Eth- Theurij, Allahu e mëshiroftë, tha se e vepronte një gjë të tillë duke u bazuar në ajetin: “Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni.” (Ali Imran: 92).

Përcillet për Omer ibën Abdulazizin, Allahu e mëshiroftë, se blinte hejbe/duqe me sheqer dhe e jepte sadaka, e i thanë pse nuk po jep sadaka me vlerën e sheqerit? Tha se sheqeri është më i dashur për mua dhe dua ta jap atë që e kam të dashur.

Përcillet se gruaja e Omer ibën Abdulazizit e kishte një shërbëtore të bukur shumë, e Omerit i pëlqente dhe e kërkoi prej saj disa herë që t’ia japë, mirëpo ajo refuzonte, e kur Omeri u bë halife, gruaja e tij e zbukuroi shërbëtoren dhe ia dërgoi e i tha: ‘0 emir i myslimanëve, po ta dhuroj shërbëtoren që të të shërbejë.” Omeri i tha: “Prej ku e more?” Tha: “Me të erdha prej te shtëpia e babait tim, Abdulmelikut.” Omeri hulumtoi se si erdhi në dorën e saj dhe i thanë se më herët ka qenë te njëri që kishte pasur borxhe dhe pasi ndërroi jetë, ajo është marrë nga trashëgimia e tij. Hulumtoi për gjendjen e atij njeriu, i thirri pasardhësit e tij dhe të gjithë u pajtuan që t’u japë pasuri, e pastaj u kthye kah shërbëtoija, e cila i pëlqente tepër shumë, dhe i tha: “Ti je e lirë për hir të Allahut.”

Ky është udhëzimi dhe rruga e të parëve tanë, e a ka kush i merr si shëmbëlltyrë dhe të ecën nëpër rrugën e tyre?!

Artikulli paraprakSADAKAJA E PASTRON SHPIRTIN NGA VESET E KËQIJA DHE E ZBUKURON ATË ME VIRTYTE DHE VLERA
Artikulli tjetërSADAKADHËNËSI E MERR EDHE SHPËRBLIMIN E ATIJ QË PUNON ME SADAKANË E TIJ