10 këshillat më të mira për investimet nga Warren Buffett

Warren Buffett është pa dyshim një nga investitorët më të njohur dhe të respektuar. Ai është i njohur gjithashtu për natyrën e tij popullore dhe shprehjet e paharrueshme përsa u përket investimeve.
Kur ti je duke synuar të arrish në majën e malit, është e lehtë të përdorësh shtegun e atyre që e bënë përpara teje. Por, aftësitë e tua mund të përmirësohen shumë nëse ndjek këshillat e Warren Buffett.
Lexoni: Si të bëni milionin e parë në mënyrën e Warren Buffett
1. Asnjëherë mos humbisni para
Një nga më populloret është “Rule No. 1: Never lose money. Rule No. 2: Never forget rule No. 1.”. Nëse je duke punuar nga një humbje, është po aq e vështirë të kthehesh aty ku ishe. Akoma më keq të rritesh.
2. Merr diçka me vlerë të madhe për një çmim të vogël
Në letrën për aksionerët e vitit 2008 të Berkshire Hathaway, Buffett ndau një princip tjetër shumë të rëndësishëm. “Çmimi është ajo që ti paguan. Vlera është ajo që ti merr.” Humbja ndodh vetëm kur vlera e parave që ti paguan nuk është e barabartë me vlerën e asaj që ti merr në këmbim. Kështu, bëni një jetë modeste si Warren Buffett, duke kërkuar për mundësi me vlerë të madhe në këmbim të një çmimi të ulët. “Qofshin çorape apo aksione, mua më pëlqen të blej gjëra kur tregu ka rënë.” – shkoi ai.
3. Formo zakone të shëndetshme përsa i përket parasë
Në një panel në Universitetin e Floridas në vitin 2007, ai u shpreh: “Shumë sjellje bazohen në zakone. Ata thonë se zinxhirët e zakoneve janë shumë të lehtë për t’u ndjerë derisa ato janë shumë të rënda për t’u thyer.” Puno për të ndërtuar sjellje të mira ndaj portofolit tënd.
4. Evitoni borxhet, veçanërisht borxhet e kartave të kreditit
Warren Buffett e ndërtoi pasurinë e tij duke bërë interesin të punojë për të, jo e anasjellta siç bëjnë amerikanët. Në një fjalim në University of Notre Dame në vitin 1991 ai tha: “Ti nuk ke nevojë për shumë “leva” në këtë botë. Nëse je i zgjuar, mund të bësh shumë para pa marrë borxh.”
5. Mbaj para në gjëndje
Një “çelës” tjetër që të jesh i sigurtë është që të mbash gjithmonë disa para rezervë. “Ne gjithmonë mbajmë veç të paktën 20 miliardë dollarë, ose edhe më shumë.” – tha Buffett në 2014 në raportin vjetor të Berkshire Hathaway.
6. Investo në veten tënde
“Investo sa më shumë të mundesh në veten tënde. Është aseti më i vlefshëm që ke.” Kjo erdhi pas një interviste në CNBC kur ai u shpreh: “Gjithçka që ti bën në mënyrë që të përmirësosh talentet e tua dhe ta bësh veten tënde më të vlefshëm, do të kthehet mbrapsht pozitivisht. Çdo gjë që ti investon te vetja jote, të kthehet pas 10-fish.”
7. Mëso për paranë
Pjesë e pikës 6, është edhe që të mësosh të mirëmenaxhosh paranë. Si një investitor, një pjesë e punës së Buffett është që të limitojë ekspozimin dhe të minimizojë riskun. Dhe “risku vjen nëse nuk di atë që duhet të bësh”. Sa më shumë di për financat personale, aq më shumë siguri do të kesh në minimizimin e risqeve.
8. Besoi Low-Cost Index Fund për Portofolin tënd
“Vendos 10% në fonde afatshkurtër qeveritare dhe 90% në një low-cost S&P 500 index fund.” – shkruajti ai në letren e aksionerëve të vitit 2013 të Berkshire Hathaway.
9. Jep mbrapsht një pjesë të asaj që ke
“Nëse je në 1% me fat të njerëzimit, ti ia ke atë borxh pjesës së mbetur prej 99%.” Së bashku me Bill Gates, ai është themelues i The Giving Pledge, që është një premtim i bërë nga më shumë se 100 miliarderë se do ta falin pasurinë e tyre. Ndërkohë që ti nuk je një miliarder, ti mund të vazhdosh ta pasurosh jetën tënde duke “thyer” diçka.
10. Shikoje paranë si një lojë afatgjatë
“Dikush po qëndron në hije sot, sepse dikush dikur mbolli një pemë.” Dhe kjo është e vërtetë. Të krijosh të mbjella parash sot, është një siguri e madhe për të ardhmen. Të korrat, mund të krijojnë tepër siguri gjatë viteve që pasojnë. Kjo është edhe një nga pikat më të rëndësishme të Warren Buffett. Ai i sugjeron investitorëve që të mos fokusohen në momentet e krizave apo luhatjeve të tregut.
Lexoni: 3 këshilla nga Warren Buffett për çdo sipërmarrës
Burimi: Fortune

Artikulli paraprakASK publikon Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e parë
Artikulli tjetërBie kostoja e ndërtimit në Kosovë