Zekati dhe obligueshmëria e tij

Zekati

Në gjuhën arabe zekat do të thotë: Shtim dhe rritje, thuhet: zeka ez zeru (u rrithën të mbjellat. Kjo fjalë vjen dhe me kuptimin e pastërtisë. Zekati është quajtur me këtë emër sepse me dhënjen e tij pasuria shtohet me bereqet dhe personi që e jep atë pastrohet me mëshirën e Allahut.[1]

Në termin fetar zekati është: dhënja e një pjese të caktuar të pasurisë nga njerëz të caktuar.[2]


Zekati është bazë prej bazave të fesë.

Ibn Abasi ra përcjell se Muadhi ka thënë: më dërgoi i dërguari i Allahut (në jemen) dhe më porositi duke më thënë: tip o shkon tek disa njerëz që janë ithtarë të librit (teuratit dhe inxhilit) prandaj bëju thirrje atyre që të dëshmojnë se ska të adhuruar tjetër përpos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, e nëse të binden, njoftoi se Allahu e ka bërë detyrim për ta faljen e pesë kohëve të namazit ditën dhe natën. Nëse ata të binden thuaju se Allahu ka urdhëruar që të nxjerrin sadaka nga pasuria e tyre, e cila merret prej të pasurve nga rradhët e tyre dhe u jepet të varfërve nga rradhët e tyre.[3]

Zekati është përmendur bashkë me namazin në shumë vende në librin e Allahut të Madhëruar si psh:

“Faleni namazin dhe jepeni zekatin dhe përkuluni me ata që përkulen”[4]

“Faleni namazin dhe jepeni zekatin dhe jepini Allahut një hua të mirë (që Ai t’jua kthejë shumëfish).”[5]


Inkurajimi për atë që jep zekatin

1- Allahu i Madhëruar thotë: “ Merr sadaka prej pasurisë së tyre që ti pastrosh.”[6]

2- Allahu i Madhëruar thotë: “Pa dyshim, ata që iu frikësuan Allahut do të jenë në kopshte dhe burime, duke marrë atë që ua ka dhuruar Zoti i tyre, meqë më parë kanë qenë punë mbarë. Ata flinin pak natën, ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu). Në pasurinë e tyre linin pjesë për lupësin dhe nevojtarët.”[7]

3- Ebu Kebshete el Enmari përcjell se e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut duke thënë: “Tri gjëra janë të vërteta dhe për këtë betohem, gjithashtu do u tregoj ca fjalë prandaj mësoini ato; nuk pakësohet pasuria e një robi kur ai jep sadaka. Cdokujt që i bëhet padrejtësi e ai duron për hirë të Allahut, atë do ta ndihmojë Allahu dhe do ta krenojë.

Ndërsa ai që hap derën e kërkimit (me qëllim që të shtojë pasurinë), Allahu do t’ia shtojë më shumë varfërinë.”[8]

4- Xhabiri ra përcjell se një njeri e pyeti të dërguarin e Allahut duke i thënë: O i dërguari i Allahut cfarë mendon për një njeri që e jep zekatin e tij? Profeti as iu përgjigj: Kush jep zekatin e pasurisë së tij këtij njeriu i është larguar e keqja.[9]

5- Amër bin Murah el Xhuheni përcjell se një njeri nga fisi kudaah erdhi tek profeti as dhe it ha: Unë kam dëshmuar se nuk ka të adhuruar përpos Allahut dhe se ti je i dërguari i Allahut, if al pesë namazet agjëroj ramazanin dhe natën e këtij muaji fal namaz dhe jap zekatin. Prafeti as kur e dëgjoi it ha: Kush vdes në këtë gjendje ai do jetë prej të sinqertëve dhe dëshmorëve.”[10]

Kërcënimi për atë që nuk e jep zekatin.

1- Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ata që bëhen koprracë me të mirat që u ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do tu ngarkohet atyre në qafë ditën e kiametit.”[11]

2- Gjithashtu ka thënë: “Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut paralajmëroi me dënim të dhembshëm. Do të vijë dita, kur (thesaret e mbledhura) do të digjen në zjarrin e xhehenemit dhe me to do të damkoset balli anët dhe shpina e tyre e do tu thuhet: Kjo është ajo që keni grumbulluar për veten pra shijoni atë që grumbulluat.”[12]

3- Ebu Hurejra ra përcjell se profeti as ka thënë: cdokush që Allahu e ka pasuruar dhe ai nuk paguan zekat nga pasuria e tij, në ditën e gjykimit ajo do të kthehet në një gjarpër helmues i shogët me dy njolla të zeza mbi sytë e tij. Ky gjarpër në ditën e gjykimit do ta rrethojë qafën e tij dhe do ta kafshojë në faqet e tij duke i thënë: Unë jam pasuria dhe thesari yt. Pas kësaj profeti as lexoi ajetin e Allahut që thotë: “Ata që bëhen koprracë me të mirat që u ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do tu ngarkohet atyre në qafë ditën e kiametit.”[13]

4- Ibn Omeri ra përcjell se i dërguari i Allahut ka thënë: O Muhaxhirun! Kini kujdes nga pesë gjëra, për të cilat i kërkoj Allahut të mos i arrini: Nëse imoraliteti përehapet në një shoqëri dhe nuk ekziston ndjenja e turpit për përhapjen dhe përmendjen e tij atëherë në atë shoqëri do të shfaqen sëmundje të cilat nuk kanë ekzistuar tek paraardhësit e tyre. Nëse masin mangut ata do ti përfshijë varfëria rezervat do tu pakësohen dhe udhheqësi i tyre do të jetë zullumqar. Nëse nuk e pagujanë zekatin e detyruar mbi pronën e tyre atëherë do tu ndalohet shiu nga qielli. Nëse ata deklarojnë shkëputjen e lidhjeve të tyre me Allahun dhe profetin as atëherë do të udhëhiqen nga një armik që është i huaj për tad he i cili do u marrë një pjesë të pasurisë së tyre. Nëse udhheqësi i tyre nuk udhëheq sipas ligjeve të librit të Allahut, ata njerëz do të përfshihen nga lufta civilie.”[14]


Vendimi fetar për atë që nuk e jep zekatin.

Ai që nuk e jep zekatin duke mos e kundërshtuar në parim detyrimin udhëheqësi këtij njeriu duhet tia marrë zekatin me forcë si dhe gjysmën e pasurisë së tij në formë dënimi.

Behz bin Hakimi përcjell nga babai dhe gjyshi i tij se profeti as ka thënë: “Nuk ka dallim në shpërblim për paguesin me dëshirë, nëse devetë e tij janë të rritura apo të vogla. Por në qoftë se dikush nuk e paguan atë, atëherë do ti mirret atij bashkë me ½ e pasurisë së tij, kjo pasi është një e drejtë e Zotit tonë të Lartësuar dhe të Madhëruar dhe jo një e drejtë e familjes së Muhamedit.”[15]

Marrë shkurtimisht nga libri

“Meusuatu el mujeserah” me autor

Husejn Auajshen, 3/9-16.

Përktheu: Fatjon Corapi – Udha e besimtarëve.com


[1] Tilbetu tilbeh fq 91.[2] “Përkufizimet” me autor sheriff xhurxhanin fq 83.

[3] Transmeton Buhariu me nr 1458, Muslimi me nr 19.

[4] Suretu el bekare 43.

[5] Suretu muzemil 20.

[6] Suretu teube 103.

[7] Suretu dharijat 15-19.

[8] Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu i cili ka thënë: Hadithi është i mirë she i saktë, për më tepër shih sahih tergib ue terhib me nr 14.

[9] Transmeton taberaniu ne eusat etj. Këtë hadith e ka konsideruar të mirë shejhu ynë Albani në sahih tergib ue terhib me nr 740.

[10] Transmeton Bezari me sened të mirë si dhe ibn Huzejme në sahihun e tij dhe ibn hibani. Për më shumë shih sahih tergib ue terhib 745.

[11] Suretu Ali Imran 180.

[12] Suretu teube 34-35.

[13] Transmeton Buhariu me nr 1403.

[14] Transmeton ibn Maxheh, ebu nuajmi në hilje etj. Shih vargun e haditheve të sakta me nr 106.

[15] Transmeton ebu daudi, nesaiu etj. Hadithin e ka quajtur të mirë shejhu ynë Albani Allahu e mëshiroftë në librin irvaul galil me nr 791.

Artikulli paraprakKatër baza që duhet t’i njohë dhe t’u përmbahet çdo tregëtar musliman!
Artikulli tjetërSi të llogaritësh zekatin e pasurisë tënde?