Viti 2020 është një vit shumë i rënduar dhe prodhuesit e automjeteve tregojnë për humbjet/fitimet e tyre gjatë këtij viti.
Duhet pranuar se ky vit, po ashtu ka qenë i rënduar për të gjithë, në të gjitha fushat e jetës. E gjithë bota pothuajse ka kaluar në një krizë të thellë ekonomike, pasojat e së cilës do t’i vërejmë pastaj, transmeton KOHA.
Megjithatë, në autoindustrinë gjërat nuk po qëndrojnë kënaqshëm. Automjetet po prodhohen dhe prodhuesit e tyre ose fitojnë ose humbin para. Tani, në Gjermani është kryer një studim pikërisht për këtë çështje.
“Handelsblatt” ka kryer një studim në lidhje me përballjen e prodhuesve të automjeteve me “krizën e koronavirusit” këtë vit. Ky studim ka zbuluar se sa euro secili prodhues humb ose fiton për secilin automjet të shitur.
Kështu, Volkswageni ka humbur nga 415 euro për secilin automjet të shitur këtë vit. BMW-ja ka humbur më shumë, nga 1,100 euro për automjet ndërsa Mercedesi nga 600 euro.
Në anën tjetër, Toyota për secilin automjet të shitur ka fituar nga 533 euro ndërsa Porsche ka fituar më së shumti, 10 mijë euro për secilën veturë të shitur.
Ky studim është kryer nga Ferdinand Dudenhoffer, themeluesi i departamentit të Hulumtimit të Tregut Automobilistik në Universitetin Duisburg-Essen.
KOHA