Vlera e tregut e Tesla është rritur mbi 500 miliardë dollarë pas një valë të re blerjesh përpara debutimit në indeksin e aksioneve S&P 500.
Aksionet e prodhuesit të makinave elektrike e themeluar nga Elon Musk janë rritur më shumë se gjashtë herë këtë vit, duke arritur në 574 dollarë, përcjell Telegrafi.
Kompania në muajin janar u bë prodhuesi i parë amerikan i 100 miliardë dollarëve, kur aksionet filluan të rriten me vlerën e tregut më shumë se pesë herë që nga ajo periudhë.
Muaji tetor ishte kritik për Tesla, pasi raportoi një tremujor të pestë radhazi të fitimeve gjatë periudhës korrik-shtator.
Rritja e theksuar e aksioneve, gjithashtu ndihmoi Muskun të futet në listën e top miliarderëve të botës.
Ai ka shtuar më shumë se 100 miliardë dollarë në pasurinë e tij këtë vit dhe ka kaluar Bill Gates si personin e dytë më i pasur.
Indeksit të Miliarderëve të Bloombergut, shefin ekzekutiv të Tesla e rëndit me një pasuri prej 127.9 miliardë dollarësh, mbi Gates që ka një pasuri prej 127.7 miliardë dollarësh.
Ndërkohë shefi ekzekutiv i Amazonit, Jeff Bezos është individi më i pasur në botë, me një pasuri prej 182 miliardë dollarësh, ku pasuria e tij gjatë këtij viti u rrit me 67 miliardë dollarë. /ge/