Ballina Shkencë dhe teknologji Teknologjia Virusi që sulmon sistemin Android, prezantohet në formën e update

Virusi që sulmon sistemin Android, prezantohet në formën e update

Një virus i ri ka sulmuar sisitemet Android. I “maskuar” në formën e një përditësimi të smartphon-it, krijon mundësinë që në momentin e hapjes së tij, të mund të marrë kontroll të plotë të aparatit tuaj.

Sipas drejtuesve të sistemit të sigurisë, ky virus kërkon veprim të vetë përdoruesit, i cili duhet të plotësojë një sërë komandash, përfshirë edhe informacione që mbërrijnë në një server të krijuesve.

 

Sipas kërkimeve të deritanishme, programi mund të vjedhë informacionet personale të telefonit tonë, si mesazhe, kontakte, detaje, kronologji të kërkimeve, por mund edhe të regjistrojë telefonata, tinguj nga mikrofoni mjedisor dhe të shkrepë edhe foto nga të gjitha kamerat e aparatit celular. Gjithçka ndodh pa u kuptuar nga përdoruesi. E vemtja ikonë që duket në të është logoja e Google, me dixhiturën ‘searching for update’.

Sipas drejtuesit të komanisë Zimperium që e ka zbuluar, ky virus mund të jetë pjesë e një sulmi të përqëndruar e të mirëmenduar. Ai thekson se është më i sofistikuari i realizuar deri më sot, dhe padyshim mund të jetë nevojitur shumë kohë për ta krijuar.

Ndërkohë po punohet për të gjetur një zgjidhje sa më parë të jetë e mundur për këtë virus të ri që prek sisitemet android të smartphon-ëve në mbarë botën.

Zimperium

Artikulli paraprakRritet tregu i automjeteve në Turqi me 60 për qind
Artikulli tjetërProdhuesi tajvanez i çipave njofton investimin prej 100 miliardë dollarësh