Rritet tregu i automjeteve në Turqi me 60 për qind

Afër 199 mijë automobila dhe automjete të lehta komerciale janë shitur në periudhën janar-mars

Ankara

Shitjet e makinave dhe automjeteve të lehta tregtare të Turqisë u rritën me 60 për qind ndër vite në tremujorin e parë të këtij viti, njoftoi një grup i industrisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shitjet e makinave të pasagjerëve dhe automjeteve të lehta komerciale arritën në 198.660 në periudhën janar-mars, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Shpërndarësve të Automjeteve (ODD).

Gjithsej 156.464 makina janë shitur në tre muajt e parë, me një rritje prej 57 për qind, ndërsa tregu i automjeteve të lehta komerciale u rrit me 70.3 për qind me 42.196.

Në mars, tregu i automobilave u dyfishua, deri 92.8 për qind, krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 96.428.

Shitjet e makinave të pasagjerëve arriti në 76.337 muajin e kaluar, duke u rritur me 91.4 për qind në bazë vjetore.

Artikulli paraprakMarketingu emocional dhe migrimi i konsumatorit
Artikulli tjetërVirusi që sulmon sistemin Android, prezantohet në formën e update