Kur ju shkon mendja për aplikacionet e mesazheve, janë aplikacionet, të tilla sikurse WhatsApp, Facebook Messenger, si dhe ndonjë nga 47 përpjekjet tjera të Google, që ka të ngjarë t’iu kujtohen në atë moment. Mirëpo, sado që ato shërbime mund të jenë të zakonshme, ato nuk janë opsionet e vetme që do t’i gjeni për dërgimin e mesazheve me miqtë dhe të dashurit tuaj. Viber nuk është një emër aq i njohur, por është i popullarizuar në heshtje për vite me radhë. Ditën e djeshme, viber e ka tejkaluar numrin prej një miliard instalimesh duke u vendosur mes aplikacioneve tjera ultra të suksesshme si Google Messages dhe Snapchat.
Në një kthesë tronditëse të ngjarjeve, Viber ia doli të arrijë këtë moment historik para disa prej rivalëve të tij më të afërt, përfshirë LINE dhe Telegram. Përveç arritjes së një auditori të gjerë në të gjithë Evropën Lindore dhe Azi, popullariteti i fundit i aplikacionit Viber ka të ngjarë të jetë nxitur nga pandemia, ku përdoruesit papritmas e gjetën veten duke kërkuar mënyra për të mbajtur kontakte me miqtë dhe familjen në internet. Duke pasur parasysh që Viber është një platformë shumëdimensionale, është një zgjedhje e lehtë për përdoruesit e Android që të orientohen sa më shumë drejt këtij palikacioni. Azhurnimet më të fundit në këtë aplikacion e kanë bërë atë të përsosur për video thirrje në grup, me deri në 30 përdorues përmes një bisede të vetme. /kallxo/