Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) indeksi i prodhimit industrial në muajin korrik u rrit me 14 për qind, kurse në bazë vjetore rritja rezultoi të jetë 5 për qind.
Prodhimi industrial, një nga treguesit pararojë të rritjes ekonomike, në korrik i ka tejkaluar parashikimet.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) lidhur me prodhimin industrial, indeksi i prodhimit industrial në muajin korrik u rrit me 14 për qind, kurse në bazë vjetore rritja rezultoi të jetë 5 për qind.
Nëse analizojmë nën-sektorët e industrisë, vëmë re që indeksi i sektorit të përpunimit industrial u rrit me 2,2 për qind, kurse indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar është rritur me 4,8 për qind
Rritja më e madhe në bazë mujore tek grupet kryesore industriale është shënuar në energji.
Ndërsa tek nën-sektorët e industrisë përpunuese, rritja më e madhe është realizuar në kompjuterë, produkte elektronike dhe optike.