Eksportet turke me monedhë kombëtare rriten me 118%

Eksportet me Lirën Turke janë rritur me 118 për qind krahasuar me një vit më parë, duke arritur vëllimin 8 miliardë 987 milionë dollarë.

Nisën të japin frytet e para punimet në drejtim të shtimit të përdorimit të monedhës kombëtare (Lirës Turke) në tregtinë e jashtme, një nismë e filluar me thirrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Sipas informacioneve të përpiluara nga të dhënat e Institutit të Statistikave të Turqisë, eksportet në periudhën janar-korrik arritën në 90 miliardë dollarë, kurse importet i tejkaluan 129 miliardë dollarët.

Eksportet me bazë lirën turke për këtë periudhë shënuan një rritje me 118 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe nga 4 miliardë e 119 milionë dollarë u rritën në 8 miliard e 987 milionë dollarë.

Pjesa prej 42 miliardë 452 milionë dollarëve e eksporteve totale në këtë periudhë është realizuar në euro, pjesa prej 35 miliardë e 384 milionë dollarë është realizuar në dollarë, kurse pjesa me 2 miliardë e 597 milionë dollarë është bërë me sterlinë.

Kurse përdorim i lirës turke në importe në periudhën janar-korrik (2017) i shprehur në përqindje është rritur me 31% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe nga 7 miliardë e 858 milionë dollarë është rritur në 10 miliardë e 282 milionë dollarë.

Artikulli paraprakTurqi – Në korrik prodhimi industrial tejkalon parashikimet
Artikulli tjetërEkonomia e Turqisë shënon rritje prej 5.1 përqind