(Tregim këshillues)
Ishte një bujk i cili kultivonte speca. I kultivonte dhe i shiste. Mirëpo, kur shkonte në treg askush nuk i shikonte specat e tij, e lëre më t’i blinte! Atëherë ai vendosi të shkojë te një dijetar, të cilit iu ankua dhe ia shpjegoi të gjitha: sesi ai i bën vetë të gjitha, vetë i mbjell, i prashit, i ujit, dhe i vjel, mirëpo kur i nxjerr në treg për t’i shitur, askush nuk i shikon.
Ai dijetari i tha:
– Herën tjetër kur të shkosh në treg, ti vidhi disa speca prej atij që është pranë teje, kur ai nuk të sheh, pastaj përziej me specat tu, dhe shiko se çka do të ndodh.
Dhe ai ashtu veproi. Kur shkoi në treg, i vodhi disa speca dhe i përzjeu me specat e tij. Menjëherë njerëzit nxituan, sa që u detyrua disa herë të sjellë speca tjerë nga shtëpia për t’i shitur.
Menjëherë pastaj shkoi te dijetari dhe i tha:
“Çfarë mrekullie më ka ndodhur! Javën e kaluar, askush nuk shikonte në specat e mi, kurse sot u bë rrëmujë e vërtetë!”
– Dijetari ia ktheu:
“Javën e kaluar specat tu ishin hallall, për të cilët nevojiten edhe të holla hallall, mirëpo atë ditë në treg nuk kishte të holla hallall. Kur ti në specat tu e përzjeve haramin, atëherë me lehtësi ke mundur t’i shesësh specat, sepse tregu është përplot me të holla haram.”
Përkthim: Miftar Ajdini