Ballina Edukim Thesari

Thesari

Funksionet e sektorit publik zakonisht ndahen në dy drejtime kryesore: degën e shpërndarjes së pasurisë dhe degën e ndarjes së burimeve. Edhe pse kjo strukturë i ngjan sistemit islam, ekzistojnë disa dallime mes tyre..

Dega shpërndarëse në sistemin islam është përgjegjëse për mbledhjen si dhe shpërndarjen e Zekatit. Dega ndarëse merr përgjegjësinë për burimet minerale të cilat përgjithësisht konsiderohen si pronë shoqërore. Kjo i shton një tjetër veçori degës ndarëse, e cila tradicionalisht njihet për financimin dhe prodhimin e mallrave publike.

Trajtimi i monopoleve, sigurimi i tregjeve të rregullta, korrigjimi i efekteve të jashtme dhe të ngjashme mund të vendosen në një degë tjetër që do të quhet “dega e korrigjimit të tregut”.

Dega shpërndarëse

Një taksë shpërndarëse vendoset mbi sa vijon:

  1. Pasuritë monetare të mbajtura për një vit, përfshirë para në dorë, depozita rrjedhëse dhe borxhe.
  2. Titujt e pasurive reale të mbajtura për një vit, p.sh. aksione, fonde pjesëmarrjeje në fitim, etj.
  3. Ari, metalet e çmuara dhe diamantet, në bazë të vlerës së tyre aktuale në treg, kur mbahen për një vit.
  4. Fitimet neto nga pasuritë që nuk përfshihen në kategoritë e mësipërme.

Normat e taksave, të cilat ndryshojnë nga një kategori pasurie në tjetrën, zbatohen mbi zotërimet që tejkalojnë një nivel të caktuar. Personat që kanë të ardhura nën një nivel “minimal” të quajtur nisab, kanë të drejtë për një pjesë të procesit të Zekatit, derisa të arrijnë atë nisab. Qeverisë i lejohet të rrisë mbledhjen e Zekatit nëse të ardhurat nën nisab vazhdojnë, pavarësisht mbledhjes (dhe shpërndarjes) së normave të zakonshme dhe për aq kohë sa shpërndarja aktuale e pasurisë lejon një rishpërndarje të mëtejshme.

Dega ndarëse

(a) Divizioni i burimeve minerale

Prona shtetërore mbi burimet minerale nuk nënkupton domosdoshmërisht prodhim shtetëror. Shteti mund t’u japë të drejtën prodhuesve privatë për këtë qëllim. Megjithatë, shteti mund të përfshihet në prodhimin e mineraleve përmes ndërmarrjeve shtetërore.

Divizioni i burimeve minerale merr, drejtpërdrejt ose tërthorazi, përgjegjësinë për prodhimin e mineraleve dhe të ardhurat nga ky prodhim i shtohen Thesarit për t’u përdorur në financimin e operacioneve qeveritare.

(b) Divizioni i mallrave publike

Mallrat publike janë mallra të cilat konsumohen në mënyrë kolektive, p.sh. mbrojtja, arsimi, kategori të caktuara të shërbimeve shëndetësore, e kështu me radhë. Ndërsa detajet e ofrimit të tyre përcaktohen përmes procesit politik, shteti është përgjegjës për zbatimin e tyre.

Mallrat publike mund të prodhohen drejtpërdrejt nga ndërmarrjet në pronësi të qeverisë ose nga ndërmarrjet e sektorit privat. Ato financohen nga të ardhurat neto të Divizionit të Burimeve Minerale dhe nga taksa të tjera. Disa nga mallrat publike, si mbrojtja, mund të financohen nga të ardhurat e Zekatit nëse fondet nga ky burim janë të mjaftueshme.

(c) Divizioni i rregullit të tregut

Funksionimi i tregjeve të lira mund të shqetësohet gjithmonë nga shfaqja e monopoleve, ekzistenca e efekteve të jashtme dhe “çrregullimeve” të tjera të tregut. Trajtimi i këtyre problemeve mund të përfshijë një rrjet taksash dhe subvencionesh ose rregullore të drejtpërdrejta nga qeveria. Shumicën e kohës, kërkohet një skemë taksë-subvencion. Në raste ekstreme, mund të nevojitet kontroll i drejtpërdrejtë. Këto operacione mund të financohen përmes balancimit të mbledhjes së taksave me pagesat e subvencioneve. Gjithashtu mund të kërkohet vendosja e taksave të veçanta për të financuar mirëmbajtjen e “tregjeve të rregullta”.

Artikulli paraprakBanka qendrore
Artikulli tjetërHixhabi a e pengon zhvillimin shoqëror?