Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 30.5% në muajin qershor 2022, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 418,1 milion euro krahasuar me deficitin 320,4 milion euro në vitin 2021.
Eksporti mbulon importin vetëm 15.1%.
Eksporti i mallrave në muajin qershor 2022, kishte vlerën 74,6 milion euro, ndërsa importi 492,8 milion euro, është një rritje prej (2.4%) për eksport si dhe (25.3%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (24.3%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (18.6%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (14.7%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (8.6%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (7.5%) produktet minerale, (4.2%) art.prej guri, allçie, prod. qeramike dhe qelqi, etj.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (16.4) produktet minerale, (12.8%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (12.4%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (10.3%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (7.5%) mjetet e transportit, (7.4%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (6.8%) produkte të industrisë kimike, etj. /Buletini Ekonomik