Të përdorim Uber për gjithçka!

Aplikacionet e transportit si Uber dhe Instacart po degëzohen. Mënyra se si kjo do të zhvillohet do të ndikojë tek të gjithë ne.

Një ndër bastet e mëdha të industrisë së teknologjisë është që sapo një kompani të jetë e mirë në transportimin e diçkaje, ajo duhet të jetë në gjendje të bëjë të njëjtën gjë për gjithçka. Kompanitë, përfshirë Uber dhe Instacart, kanë filluar të degëzohen nga një zonë e caktuar – duke dërguar njerëz ose ushqime në destinacionin e tyre – në shpërndarjen e ushqimit të restoranteve, medikamenteve me recetë, produkteve shtëpiake, ushqimit të kafshëve shtëpiake dhe marketeve. Në këtë linjë, Uber këtë javë bleu Drizly-n, i cili furnizon prej dyqaneve të pijeve alkoolike. Mund ta imagjinoni çfarë potenciali do të kishte nëse do të transportonin pothuajse çdo gjë? Por a do të funksionojë, dhe a është diçka e mirë?

Është e pamundur të parashikohet nëse transporti me një ndalesë “behemoths” do të shuhet ose cilat mund të jenë pasojat – të dobishme dhe të dëmshme. Por ne duhet t’i kushtojmë vëmendje lëvizjeve të këtyre kompanive dhe të mendojmë në mënyrë kritike për pasojat në bizneset e vogla, kuletat tona, komunitetet tona dhe forcën e punës.

Në fillim, premtimi i Uber për gjithçka, dhe më pas disa nga ndërlikimet.

Kjo mund të jetë e jashtëzakonshme. Korrierët mund të kenë më shumë punë nëse mund të marrin pasagjerë, të dorëzojnë “burritos” dhe të dorëzojnë koli birre. Shitja e më shumë llojeve të gjërave mund të përmbysë  humbjet në ndërmarrjet e bazuara në aplikacione si Uber dhe DoorDash. Dhe është i dobishëm për njerëzit që pëlqejnë të blejnë nga divanet e tyre. Kështu fitojnë të gjithë!

Mund të jetë mirë për bizneset lokale dhe komunitetet tona. Imagjinoni nëse një dyqan lokal lodrash ose produktesh ushqimore të mund t’u shërbejë më lehtë si njerëzve që bëjnë pazar personalisht po ashtu edhe atyre që ndodhen afër dhe preferojnë transportin në shtëpi. Bizneset tona të preferuara mund të lulëzojnë për herë të dytë, pa mbetur trokë duke konkurruar me Amazon ose duke dërguar porosi qindra milje larg me postë.

Kate Conger thotë se pandemia ka treguar që shumë prej nesh janë të etur për shpërndarjen në shtëpi të gjithçkaje, dhe kjo ka bërë që më shumë vëzhgues të industrisë së teknologjisë të besojnë se kompanitë e bazuara në aplikacione mund të bëhen të suksesshme.

Gjithashtu, është e mundur që modeli Uber nuk do të funksionojë për çdo gjë, ose nëse ndodh do të nxjerrë në pah aspektet më të këqija të kompanive të shpërndarjes përmes aplikacionit.

Përsa i përket të gjitha fjalimeve të Uber në lidhje me bizneset e saj të bukura dyshe në shpërndarjen e ushqimit në restorante dhe transportin e njerëzve, ata janë jashtëzakonisht të ndryshëm. Regjistrimi në restorante dhe mbajtja e tyre të kënaqur është një gjë krejt tjetër nga lëvizja e njerëzve përreth.

Për më tepër, çdo lloj i ri mallrash për t’u dorëzuar – sende ushqimore, artikuj të marketeve, sende shtëpiake dhe pije alkoolike – kanë operacione dhe logjistikë të ndryshme. A mundet një gjeneralist të jetë i mirë në të gjitha?

Gjithashtu vlen të përmendet se shumë restorante kanë thënë që shërbimet e ofrimit të bazuara në aplikacione kanë qenë një marrëveshje e keqe. A do të mendojnë të njëjtën gjë bizneset në industri të tjera?

Nëse kompanitë e shpërndarjes së një fushe produkti nuk vihen në zbatim, kjo mund të dëmtojë blerësit të cilët janë mbështetur tek ta, biznese që kanë vendosur të ardhmen e tyre në duart e tyre – dhe veçanërisht punëtorët që janë shtresa më e ulët në hierarkinë e ekonomisë.

Nëse qëndron në Silicon Valley mjaftueshëm gjatë, me siguri do të dëgjosh një citat të vjedhur nga Ernest Hemingway që ndryshimi shpesh ndodh gradualisht dhe pastaj papritmas. Një porosi Cheetos dhe birrë në një kohë të caktuar dhe ne e kompanitë e aplikacioneve mund të detyrohemi të rikrijojmë  zakonet, komunitetet dhe forcën e punës.

The New York Times

Artikulli paraprakMotivimi për mbijetesë
Artikulli tjetërLamtumirë çelës i makinës?