Sigurimet bashkëkohore dhe qëndrimi i sheriatit Islam ndaj tyre

Autori: Mr. Flamur Sofiu

Kur i kthehemi historikut të zanafillës së sigurimit do të shohim se ky daton që nga shekulli XVI, ku sigurimi vije në shprehje për shkak të paraqitjes së rreziqeve dhe dëmeve që i kanoseshin anijeve që ishin të mbushura përplot me mallra të llo-llojshëm. Ky lloj i sigurimit për herë të parë paraqitet në Lomabardia aty ka viti 1182, e më pas përhapet edhe nëpër shumë vende evropiane. Me kalimin e viteve sigurimi zhvillohet dhe kalon nëpër faza të ndryshme, se në fillim qëllimi parësor ishte ndihma humanitare, mirëpo më vonë merr formën komerciale. Ndërsa në botën islame sigurimi nuk është njohur derisa juristi i njohur hanefit Ibn Abidini1 jep fetva se llojet e tilla të sigurimit janë të ndaluara.

Përkufizimi i sigurimit: Rreth përkufizimit të sigurimit dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme dhe përkufizime të ndryshme. Njëri prej përkufizimeve është ky: “Aktimarrëveshja që e detyron siguruesin për t’i kompensuar dë- met që i janë shkaktuar të siguruarit në bazë të kushteve dhe marrëveshjes së bërë në mes siguruesit dhe të siguruarit”3 . Të gjithë juristët janë të mendimit se si kushte që duhet doemos t’i plotësoj sigurimi janë: 1. Ekzistimi i vendit ku bëhet akti i sigurimit, 2. Që të jetë oferta dhe pranimi nga të dy palët, 3. Që një pjesë të pagesës të bëje i siguruari tek siguruesi.

Llojet e sigurimit: Sigurimi në fillim ndahet në dy grupe të mëdha: a. Sigurimi sipas përmbajtjes. Ky lloj i sigurimit ndahet në: 1. Sigurimi për shkak të dë- meve, 2. Sigurimi i personave, 3. Sigurimi personal, 4. Sigurimi social. 3. Se’adi Ebu Xhejb b. Sigurimi sipas formës. Ky lloj i sigurimit ndahet në: 1. Sigurimi kooperativë apo reciprok 2. Sigurimi përfitues.

Qëndrimi i sheriatit islam ndaj këtyre llojeve të sigurimit: Juristët islam që të gjithë janë unanim se lloj i sigurimit kooperativë është i lejuar dhe i ligjësuar sipas sheriatit islam. Arsyeja e lejimit të këtij lloji të sigurimit është se ky lloj i sigurimit bënë pjesë grupin e marrëveshjeve kooperuesehumanitare që u bëhet atyre që janë të dëmtuar. Ky lloj i sigurimit sot është prezent edhe në shumë vende islame. Gjithashtu juristet islam janë të mendimit se sigurimi social lejohet si dhe sigurimi shtetëror që përkujdeset për fondacionin e pensioneve është i lejuar4 . Ndërsa sa i përket sigurimit përfitues dijetarët ndajnë mendime të ndryshme: shumica e dijetareve janë të mendimit se eshte rrepsisht e ndaluar. Juristet që mendojnë se sigurimi përfitues është i ndaluara e arsyetojnë mendimin e tyre duke e mbështetur në këto argumente: 1. Akti i marrëveshjes së këtij lloji të sigurimit është një lloj i shitblerjes me mashtrim, e që dihet se ky lloje shitblerjes është i ndaluar në të drejtën islame. 2. Në këtë lloj të sigurimit përfshihet kamata. 3. Ky akt i sigurimit është i ngjashëm me komorin, ngase në këtë lloj të sigurimit njëra palë dëmtohet. 4. Me këtë akt shfrytëzohet pa të drejtë e drejta e tjetrit. Ka prej juristëve myslimanë që janë të mendimit se ky lloj i sigurimit është tërësisht i lejuar me kusht që në këtë akt të mos ketë përfshirje të kamatës. Këta mendimin e tyre e mbështesin në këto fakte:

1. Mbështeten në rregullën bazë të sheriatit islam: “Në bazë çdo gjë është e lejuar”. Këta duke u bazuar në këtë arrijnë deri të konkludimi se sigurimi përfitues është i lejuar përderisa nuk përfshihet në të kamata. 2. Sigurimi mund të bëhet analogji me aktin e marrëveshjes për miqësim dhe trashëgimi ) 1)عقد املـ , e tilla marrëveshje sipas hanefitëve është e lejuar dhe e pranuar në sheriatin islam. 2 . 3. Sigurimi ka mundësi të bë- het kijas (analogji) me marrë- veshjen e bashkëpjesëmarrjes në fitim (3 4).املضاربة 4. Ekziston mundësia e bërjes analogji në mes të sigurimit dhe kompensimit për mbytje .(العاقلة) 5. Të bërit analogji sigurimin në depozitë (اإليداع .( 6. Se sigurimi është në interesin e përgjithshëm dhe duke u bazuar në këtë i tilli duhet të konsiderohet i lejuar. 7. Duke u bazuar në burimin e sheriatit «e drejta zakonore» (العرف (sigurimi konsiderohet vepër e lejuar në të drejtën islame. 8. Të bërit krahasim sigurimin me aktin e marrëveshjes për përkujdesjen e mallit të panjohur (5 .(كفالة اجملهول 9. Të bërit analogji në marrë- veshjen e të bërit roje dhe sigurimit (احلراسة عقد.(6 10. Sigurimi mund të krahasohet (kijas) edhe me çështjen e garantimit të rrugës nga rreziqet që mund t’i kanosen udhë- 7)ضمان خطر الطريق) tarit .

Sqarimi i mospërputhjes dhe divergjencave ne mes të këtyre dijetarëve: Duke i analizuar divergjencat e dijetarëve shohim se dijetarët që mendojnë se sigurimi përfitues është i ndaluar iu përgjigjen atyre qe mendojnë se është i lejuar duke ua kundërshtuar argumentet e tyre si: a. Të bazuarit në atë se ky lloj i sigurimit është i lejuar duke u bërë analogji në aktin e marrë- veshjes për miqësim dhe trashë- gimi është analogji e papranuar dhe tërësisht e refuzuar për këto shkaqe: 1. Në aktin e marrëveshjes për miqësim dhe trashëgimi përgjegjësia është reciproke, e që kjo nuk ekziston të sigurimi përfitues. 2. Po ashtu në këtë akt të miqësimit dhe trashëgimisë synimi parësor është miqësimi dhe ndihma reciproke, ndërsa të sigurimi përfitues kjo fare nuk ekziston. b. Të bërit analogji të këtij sigurimi me garantimin nga rreziqet ne rrugë është i papranuar për të vetmen arsye se të sigurimi përfitues nuk ka as një element të garantim ashtu si e kërkojnë ligjet e jurisprudencës islame1 . c. Të berit analogji në mes të sigurimit përfitues dhe marrë- veshjes për bashkëpjesëmarrje në fitim është analogji e papranuar për këto shkaqe: 1. nëse ndodh që pranuari i pasurisë vdesë në aktin për marrëveshje bashkëpjesëmarrjes pasurinë e trashëgojnë trashë- gimtarët, ndërsa kjo nuk ndodhë në aktin e sigurimit përfitues për shkak se pasuria nuk u jepet trashëgimtarëve por atyre që i ka përcaktuar i siguruari. 2. pasuria në aktin e marrë- veshjes për bashkëpjesëmarrje 1. Shkaqet që sjellin në veprim aktin e garantimit janë të shumta, e ne po i përmendim vetëm këtë: të bërit shkak për dëmtim-shkatërrim: garantimi vije në shprehje atëherë kur ai që bëhet shkaktar për tu dëmtuar tjetri, si p.sh. nëse dikush e hedh diçka në rrugë dhe me të i bën dëm tjetrit. Në këtë rast dëmtuesi duhet t’i kompensoj dëmet e shkaktuar. Ndërsa të sigurimi nuk gjejmë atë se dëmtuesi është shkaktar që të dëmtohet dikush nga i siguruari. në fitim është pronë e pronarit e jo e atij që punon apo tregton me atë pasuri, kurse në aktin e sigurimit përfitues vlera e pasurisë që i jepet siguruesit ajo aty për aty bëhet pronë legjitime e siguruesit. ç. Analogjia në mes kompensimit për mbytje dhe sigurimit përfitues është i pa bazë për këto shkaqe: 1. kur ndodh që mbytësi është i varfër nuk paguan asgjë për kompensim ngase nuk ka mundësi, ndërsa të sigurimi përfitues ky lehtësim nuk vije në shprehje dhe se mbytësi edhe nëse është i varfër duhet doemos të bëjë pagesën e kompensimit të dëmit. 2. Arsyeja e kompensimit për mbytje është ndihma dhe përkrahja e të dëmtuarit, ndërsa të sigurimi përfitues është përfitimi i siguruesit. d. Të berit analogji në mes sigurimit përfitues dhe marrë- veshjes në aktin e të bërit roje është i pa bazë për shkak se të berit roje si qëllim parësor e ka ruajtjen dhe mbrojtjen e malli dhe se roja merr shpërblimin për shkak të angazhimit të tij, ndërsa të sigurimi përfitues kompensimi bëhet nëse ndodh dëmi e jo për shkak se e ruan dhe përkujdeset për pasurinë. e. Të mbështeturit në rregullin që ka të bëjë me rezonimin juridik të bazuar në interesin e përgjithshëm është i paligjshëm për shkak se të sigurimi përfitues nuk është për qëllim ndihma reciproke por është përfitimi. ë. Të bërit analogji në mes të depozitimit të pasurisë dhe sigurimit përfitues është analogji e refuzuar për arsye se malli i lenë në përkujdesje dikujt nuk bëhet sigurimi nga vdekja, djegia e të ngjashme, ndërsa të sigurimi përfitues bëhet kompensimi edhe nëse malli është shkatërruar nga djegia etj. f. Të bazuarit në atë se sigurimi është prej nevojave të jashtë- zakonshme është mendim i pa pranuar kur dihet fare mirë se kjo rregull vije në shprehje atë- herë kur mbyllen të gjitha mundësit dhe zgjidhjet, e që në këtë rast kjo nuk është evidente. g. Të mbështeturit në urf (e drejta zakonore) se sigurimi përfitues është i lejuar konsiderohet gabim, ngase nuk plotë- sohen kushtet e duhura për tu konsideruar ky lloj sigurimi si një lloj urfi- e drejt zakonore. j. Bërja analogji në mes të sigurimit përfitues dhe aktit të marrëveshjes për përkujdesjen e mallit të panjohur është i pa pranuar për arsye se në marrë- veshjen për përkujdesjen e mallit të panjohur synimi kryesor është përkrahja kooperative dhe largimi i stërngarkesave nga njerëzit, ndërsa sigurimi përfitues e bënë kompensimin vetëm nëse ndodh dëmi.

Mendimi mbizotërues rreth kësaj çështje: Në kongresin për dhënien e fetvave me qendër në Mekke me 10. shaban të vitit 1938 h. që të gjithë juristet myslimanë përveç Shejh Mustafa Zerkait ishin të mendimit se sigurimi kooperativë është i lejuar ndërsa sigurimi përfitues me të gjitha llojet e veta i ndaluar. Të gjithë këta juristë myslimanë përveç tjerash mendimin e tyre e mbrojtën duke e arsyetuar kështu: a. Dijetarët të cilët mbrojnë mendimin se sigurimi përfitues me të gjitha llojet e veta është i ndaluar mbështetën në tekste kur’anore dhe hadithe, ndërsa ata që mundohen ta arsyetojnë mendimin e tyre se sigurimi përfitues është i lejuar mbështetën në analogji dhe në ixhtihad. Andaj mbështetja në tekste është mbizotëruese në argumentim. b. Ata që konsiderojnë sigurimin përfitues të lejuar mbështetën në atë se ky sigurim e ka bazën në kuptimin universal të teksteve (ajeteve dhe haditheve) që flasin për ndihmën kooperative-reciproke. E që në thelb dihet se ky lloj i sigurimit ka si synim kryesor eksploatimin e klientit. c. Ata që e lejojnë këtë lloj të sigurimit mbështetën në komentet e teksteve, ndërsa ata që e ndalojnë mbështeten në vetë tekstet. Andaj është shumë e qartë se ekziston dallim në mes atij1 . Pra duke i shikuar mendimet e dijetarëve vijmë në përfundim se mendimi më i pranuar dhe mbizotërues është se sigurimi përfitues me të gjitha llojet e tij është i ndalur në sheriatin islam. Po ashtu është e domosdoshme të përmendim edhe atë se për çfarë arsye shumica e juristëve myslimanë janë të mendimit se sigurimi kooperativë mund të aplikohet në shoqërinë islame janë disa veçorit që këtë lloj të sigurimit e dallojnë nga sigurimi përfitues. Këto veçori janë me sa vijon: 1. Sigurimi kooperativë si synim e ka përkrahjen dhe ndihmën reciproke për të gjithë pjesëmarrësit ngase në këtë sigurim kanë dobi të dy palët kontraktuese (i siguruari dhe siguruesi). 1. Se’adi Ebu Xhejb «Et-teminu bejne-lhadhri vel ibahati», boton «Darul-Fikri». Liban, 1403 h.\ 1983 m. Fq. 77-86 2. Ndryshimi i vlerës së pasurisë në pjesëmarrje duke shtuar apo pakë- suar varësisht prej dëmeve të ndodhura gjatë kohë kontraktuese. 3. Vënia në funksion e ndihmës dhe përkrahjes, ku kompensimi u bëhet dëmeve të shkaktuar tërësisht apo pjesërisht. 4. U kthehet investueseve vlera e pasurisë në përpjesë- tim me pjesëmarrje. 5. Të qenit e barabartë mundësia e votimit pavarësisht me sasinë e vlerës së pasurisë në pjesëmarrje2 . Duke analizuar këto veçori na del në pah se sigurimi kooperativë me të gjitha llojet e tij është i vetmi sigurim i lejuar në sheriatin islam.

Përfundim: Nga e gjithë ajo që përmendem më lart del në pah ajo se ne jetojmë në një kohë kur doemos duhet të jetë në zbatim institucioni i sigurimit, andaj ky lloj i sigurimit duhet të jete në përputhje me parimet dhe rregullat e sheriatit. Andaj për tu zbatuar ky institucion në shoqërinë islame është e domosdoshme tu nënshtrohet këtyre konditave: 1. Që sigurimi shtetëror tu mundësoj punëtoreve që të kenë pasurinë e siguruar dhe të mbrojtur nga vjedhja, eksploa- 2. Prof. Dr. Vehbete Zuhajli «AkdutTe’mini Ed-Davabitush-Sheri’ijjetu lisuveri ve ukudit-Te’mini alel hajati ve iadetutTe’mini», boton «Darul Mektebijju» Damask, 1414h. fq. 21-22. timit e të ngjashme. 2. Që të jetë sigurimi shtetëror për kategorinë e varfër si garanci për tu siguruar atyre nevojat e domosdoshme të jetës. 3. Që sigurimi shtetërore të përkujdeset për kategorinë e shoqërisë që janë me të meta qofshin ato fizike apo psikike, e që të tillët kanë nevojë për përkujdesje. 4. Që shteti tu siguroj udhëtimin njerëzve, me qëllim që njerëzit të jenë të sigurt dhe të qetë në udhëtimet e tyre. 5. Që shteti të kujdeset për t’u ndihmuar atyre njerëzve që kanë pësuar nga ndonjë katastrofë duke humbur pasurinë e tyre. 6. Që shteti të kujdeset për të varfëritë dhe gjendjen e tyre posaçërisht në kohët e krizës financiare. 7. Që shteti të përkujdeset për balancimin ekonomik në shoqëri duke iu ndihmuar më së shumti atyre që janë më të nevojshëm.

Artikulli paraprakOrigjina dhe zhvillimi i sigurimeve islame – Tekaful
Artikulli tjetërFunksionimi i sigurimeve islame dhe disa keqkuptime rreth tyre