Milenialët janë gjenerata e të lindurve midis viteve 1980-2000. Aktualisht ata përbëjne rreth 33% e të gjithë forcës punëtore, pra 1 në 3 të punësuar është “milenial”. Përgjithësisht kanë kualifikim të lartë dhe janë shumë të dhënë pas teknologjisë. Studimet tregojnë që ky brez nuk qëndron në të njëjtën punë për më shumë se dy vjet. Kjo ka bërë që punëdhënësit të kërkojnë mënyra për t’i mbajtur sa më gjatë pranë tyre. Poshtë po ju japim disa këshilla se si ti motivoni ata.
Jepuni dorë të lirë.
Milenialët kanë ambicie për të zhvilluar aftësitë dhe dijet e tyre, por kanë nevojë për dikë që t’u tregojë që janë në rrugën e duhur. Mënyra më e mirë është që t’u japësh gjithmonë vlerësime për punën që ata kryejnë. Jepuni liri në mënyrën që ata duan t’i bëjnë punët.
Ofrojini orare të përshtatshme dhe komoditet.
Meqënëse jemi në “epokën e internetit” milenialet preferojnë të punojnë në vende të cilat ndihen më rehat dhe jo me një orar fiks. Të punosh në zyrë tashmë nuk është një arritje për këtë brez. Sfida e tyre është të eksplorojnë sa më shumë botën.
Investoni për ta.
Projektet dhe trajnimet e reja janë një mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre. Kompanitë që i kanë në fokus këto praktika janë të preferuarat për t’u zgjedhur nga punonjësit më ambiciozë.
Lërini të përdorin median sociale.
Sipas një studimi botëror 60% e studentëve të intervistuar u shprehën se nuk do ta pranonin një vend pune nëse përdorimi i rrjeteve sociale nuk lejohej. Mos harroni që ky brez e përdor median sociale për të reklamuar veten e tyre, kjo gjë mund të kthehet në avantazh për biznesin tuaj! /businessmag
Comments are closed.