Ulja e temperaturave rritë ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike në Kosovë

Aktualisht konsumi mesatar ditor, është rritur në 800 megavatë-orë, ndërsa në orët e pikut, që rëndom në konsumin kosovar janë orët e para të paraditës dhe orët e para të mbrëmjes, shpenzimi i rrymës është ngritur deri në 850 megavatë-orë, ka thënë sot për Buletinin Ekonomik zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala. Sot paradite janë importuar saktësisht 235 megavatë-orë rrymë për nevojat e konsumit të Kosovës.

Ulja e temperaturave gjatë këtyre ditëve ka shtuar ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike në vendin tonë. Aktualisht konsumi mesatar ditor, është rritur në 800 megavatë-orë, ndërsa në orët e pikut, që rëndom në konsumin kosovarë janë orët e para të paraditës dhe orët e para të mbrëmjes, shpenzimi i rrymës është ngritur deri në 850 megavatë-orë, ka thënë sot për zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala. Po të karahasohen shifrat aktuale të shpenzimit të energjisë elektrike me ato të disa ditëve, ose javëve më parë, kur në Kosovë kanë mbretëruar temperatura relativisht të ngrohta për këtë stinë, dhe kur konsumi mesatar i rrymës sillej te 600 megavatëshi, i bie që sot kosovarët kanë shpenzuar diku mbi 200 megavatë – orë më shumë energji elektrike se sa para dy-tre javësh.

Dhe kjo sasi e shtuar e shpenzimit të energjisë në konsumin e vendit, është duke ndodhur, në ditët kur në vend, për shkak të remontit të planifikuar disaditor të njësisë B 2 të Kosova B, mungon energjia elektrike për aq sa ka prodhuar kjo njësi e termocentraleve.

Siç ka informuar Buletini Ekonomik, nga e marta ( 8 nëntori) blloku B 2 i temocentraleve Kosova B ka ndërprerë për disa ditë prodhimin e energjisë elektrike për shkak se inxhinierët e KEK-ut kanë planifikuar një remont disaditor (në KEK pohojnë se remonti do të zgjasë gjithsej 8 ditë). Ky remont, sipas fjalëve të ekspertëve dhe inxhinierëve në KEK, i bie të jetë një lloj revizioni- verifikimi i të gjitha stabilimenteve të kësaj njësie prodhuese të rrymës para sezonit dimëror, kur do të jetë tepër e nevojshme energjia e prodhuar në këtë termocentral. Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se aktualisht është duke prodhuar me kapacitet prej rreth 500 MW/H. Ndërsa nga njësia B1 do të furnizohet edhe Termokosi me rreth 45-50 MW/H, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Dhe me tërheqjen e B2-shit, në prodhim, që nga e marta pra, gjenden vetëm tre njësi të prodhimit të termocentraleve të Kosovës, respektivisht janë duke punuar B 1–shi me 260 megavatë-orë dhe A 3 e A 4, që të dyja bashkarisht me rreth 260 megavatë, ose sicila veç e veç nga 130 megavatë-orë.

Gjithsej, nga termokapacitetet tona janë duke u gjeneruar diku rreth 520 megavatë-orë energji elektrike dhe një sasi thuaja simbolike e rrymës nga kapacitetet ekzistuese të energjisë së rinovueshme.

Mirëpo, kjo sasi e energjisë elektrike, siç u tha më sipër, nuk është e mjaftueshme për nevojat e konsumit të Kosovës. Prandaj, kushtimisht mungesa e rrymës për nevojat e vendit në mungesë të rrymës së prodhuar në stabilimentet vendore, aktualisht po importohet nga tregu ndërkombëtar i energjisë elektrike. Sot paradite, siç ka njoftuar Buzhala, janë importuar saktësisht 235 megavatë-orë rrymë, ndërsa kjo sasi, edhe mund të shtohet, mbase edhe të ulet, varësisht nga niveli i konsumit të rrymës në vend. Kjo është situata aktuale elektroenergjetike në vend. Ndërsa, dimri, dihet, do të diktojë rrethana të tjera elektroenergjetike në Kosovë, kur pritet të ketë goxha mungesë të rrymës. A do të ketë para Kosova për ta importuar energjinë që do t’i mungojë, mbetet të shihet./buletiniekonomik/

Artikulli paraprakHistoria e lidershipit
Artikulli tjetërSi të motivoni brezin e ri për punë?

Comments are closed.