Arkitektura dhe teknologjia e stadiumeve të Kupës së Botës Katar 2022

Tetë stadiume që do të përdoren në Botërorin 2022 që do të organizohet nga Katari po përgatiten të presin tifozët e futbollit me karakteristika të ndryshme.

Duke hyrë në histori si vendi i parë i Lindjes së Mesme dhe musliman që fitoi të drejtën e organizimit të Kupës së Botës, Katari ndërtoi tetë stadiume, duke kombinuar buxhetin dhe teknologjinë e lartë me estetikën arkitekturore për të krijuar një organizim që do të lërë gjurmë në historinë e kupës.

Nxehtësia e Gjirit nuk do të ndihet

Nën drejtimin e Saud Abdul Ghani, profesor i Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Katarit, i njohur edhe si “Dr Cool”, organizimi i ka bërë të gjitha stadiumet me ajër të kondicionuar, duke synuar të mbajë temperaturën midis 18-24 gradë.

Ajri, i cili paraftohet duke përdorur energjinë diellore, do të furnizohet në stadium me një sistem të instaluar poshtë ulëseve të tribunës, në stol dhe në anë të fushës.

Ajri i pastruar në mënyrë që tifozët e futbollit me natyrë alergjike të mos preken gjatë gjithë ndeshjes do të tërhiqet, ftohet dhe do të kthehet në stadium pasi të jetë filtruar.

Teknologjia në fjalë pritet të përdoret në qytetet me temperatura të larta të verës si Houston, Los Angeles dhe Miami, të cilat janë ndër vendet që do të organizojnë Kupën e Botës 2026.

Stadiumi Al-Bayt

Stadiumi Al-Bayt, i cili do të “përshëndesë” botën në ndeshjen hapëse mes Katarit dhe Ekuadorit më 20 nëntor, është projektuar me frymëzim nga tendat “Bayt al sha’ar” që janë përdorur nga njerëzit e rajonit për shekuj me radhë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke pasur një pamje të jashtëzakonshme, ku pasqyrohen edhe detajet me litar të çadrave, stadiumi me një kapacitet prej 60 mijë personash ndodhet në veriun e largët të vendit dhe transporti sigurohet me autobusë nga stacioni i metrosë.

Kapaciteti i stadiumit, i cili është ndërtuar në Al-Khor, një qytet i vogël në Katar dhe do të presë ndeshje gjysmëfinale, nuk do të ndryshojë pas Kupës.

Stadiumi që do të përcaktojë kampionin: Lusail

Frymëzuar nga ndërveprimi karakteristik i dritës dhe hijes, Lusail do të jetë nikoqiri i ndeshjes kur do të mbyllet perdja, si dhe do të jetë stadiumi më i madh në Katar me një kapacitet prej 80.000 personash.

Nga ana tjetër, fasada e stadiumit pasqyron motivet komplekse në sendet e përdorura në jetën e përditshme apo veprat e artit të punuara me dorë gjatë ngritjes së qytetërimit në rajon.

Stadiumi u vu në provë më 9 shtator me ndeshjen e Superkupës së luajtur mes skuadrës saudite Al-Khilal dhe përfaqësueses egjiptiane Zamalek.

Orari i ndeshjeve të stadiumit Lusail, ku do të luhen edhe ndeshjet e Argjentinës dhe Brazilit, të cilat kanë ardhur si favoritë në Katar, është si më poshtë:

 

Stadiumi Al-Janoub

I vendosur më pak se 20 kilometra nga kryeqyteti Doha, stadiumi futuristik Al-Janoub u projektua nga arkitektja e njohur botërore Zaha Hadid, e cila u nda nga jeta në vitin 2016.

Ajo të kujton Qendrën Ujore, e cila u projektua nga Hadid dhe priti sportet ujore në Lojërat Olimpike të Londrës 2012. Stadiumi ka një kapacitet prej 40 mijë njerëzish.

Frymëzuar nga historia e peshkimit dhe zhytjes së perlave të AI-Wakrah-s, Stadiumi Al-Janoub, i cili ka një pamje mbresëlënëse nga syri i shpendëve me kthesat e tij elegante, do të hapë turneun duke pritur kampionen e fundit Francën.

 

Stadiumi Education City

Education City Stadium, i vendosur në qytetin e Al-Rayyan dhe i aksesueshëm me metro, spikat me tiparin e tij të ndryshimit të ngjyrës teksa dielli lëviz, falë trekëndëshave që formojnë modele gjeometrike si diamanti në fasadën e tij.

I rrethuar nga universitete, hapësira të gjelbra dhe ambiente të teknologjisë së lartë, stadiumi do të vazhdojë t’u shërbejë nevojave të komunitetit dhe kampusit pas Kupës së Botës.

Stadiumi, i cili priti ndeshjen e Kupës së Botës për Klube të FIFA-s, të luajtur midis Bayern Munich dhe Tigres UANL në shkurt 2020, ka një kapacitet prej 40 mijë njerëzish. Më pas kapaciteti do të ulet në 25 mijë në mënyrë që të shfrytëzohen nga ekipet e atletikës të universiteteve.

 

Tifozët do të shkojnë përmes rrugëve me ajër të kondicionuar: Stadiumi Ahmed Ben Ali

I frymëzuar nga kultura dhe traditat lokale, Stadiumi Ahmed Bin Ali përmban fasada që pasqyrojnë dunat e rërës përreth në arkitekturën e tij dhe modelet gjeometrike që përshkruajnë tipare të ndryshme të vendit.

Stadiumi Ahmed Bin Ali, i cili ka vetëm një ndalesë metroje midis stadiumit Education City dhe Education City Stadium, mund të arrihet nga stacioni nga një rrugë me ajër të kondicionuar.

Stadiumi që do të presë të tria ndeshjet e Wellsit në grup ka një kapacitet prej 40 mijë personash, por si në stadiumin Education City, kapaciteti do të ulet në 21 mijë pas kupës.

 

Stadiumi Ndërkombëtar i Khalifa

Stadiumi Ndërkombëtar Khalifa, pikë referimi në historinë sportive të Katarit, i ndërtuar në vitin 1976, priti shumë ngjarje të rëndësishme, duke përfshirë finalen e Kupës Aziatike në 2011, Kampionatin Botëror të Atletikës në 2019 dhe Kupën e Botës FIFA për Klube.

Një nga veçoritë e rëndësishme të stadiumit, i cili po përgatitet të ndajë emocionet e Botërorit këtë herë me një kapacitet prej 40 mijë personash, është muzeu 3-2-1 brenda. Në muze presin për vizitorët suvenire të firmosura nga emrat legjendarë të futbollit botërorë, mes tyre Pele, Maradona dhe Lionel Messi.

Japonia do të luajë dy ndeshje në stadiumin ku fitoi Kupën e Azisë AFC 11 vite më parë.

Stadiumi i parë plotësisht i çmontueshëm i Kupës së Botës: Stadiumi 974

I frymëzuar nga trashëgimia detare dhe tregtare e Katarit, Stadiumi 974 bëri histori si objekti i parë i çmontueshëm në historinë e kupës.

Numri 974 është njëkohësisht kodi ndërkombëtar i telefonimit të Katarit dhe numri i saktë i kontejnerëve të transportit të përdorur gjatë ndërtimit të tij.

 

Stadiumi Al-Thumama

I vendosur në jug të Dohas, stadiumi me 40.000 ulëse u frymëzua nga “Gahfiya” e përdorur nga burrat në rajon për të mbajtur mbulesat e kokës në vend.

Pas turneut pritet të çmontohen dy katet më të larta të stadiumit, ku në fazën e grupeve do të zhvillohen ndeshjet e Spanjës, Holandës, SHBA-së dhe Kanadasë, si dhe Katarit pritës, dhe kapaciteti do të ulet në 20 mijë./AA/Motilokal

 

 

Artikulli paraprakSi të motivoni brezin e ri për punë?
Artikulli tjetërVirtytet morale dhe shpirtërore të liderit të suksesshëm