Shefi është i ri dhe punonjësit në moshë? 5 këshilla për një zyrë me disa breza

Për të zvogëluar distancat dhe për t’i bërë dimensionet profesionale më produktive, Hunters Group këshillon ndjeshmëri, përballje dhe shkëmbim përvojash

Përzgjedhja e personelit

Një recetë për të gjitha fushat dhe për gjithë brezat. Në mjedisin e punës nuk mungojnë raste të kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të cilëve u duhet të ndajnë projektet dhe objektivat, edhe pse u përkasin brezave të ndryshëm dhe me një mendësi, edhe profesionale, të lidhur me kohëra dhe shkolla tw ndryshme mendimi. Nëse drejtuesi është më i ri, varet edhe nga ai, bashkëpunimi, duhet detyrimisht të shkojë përtej paragjykimeve.

Meqenëse nuk është e thjeshtë të gjesh menjëherë ekuilibrin më të mirë për të gjithë, Hunters Group, shoqëri kërkimore dhe menaxheriale e personelit, ka nisur të kërkojë zgjidhje për gjithë vështirësitë me të cilat mund të përballet ekipi i ashtuquajtur “shumë gjenerata” në mënyrë që të zvogëlojë distancat dhe ta bëjë dimensionin profesional më harmonik dhe produktiv.

Dallimet që duhet të kapërcehen

Kohët e fundit, shumë realitete pune kanë nisur të ndërthurin breza të ndryshëm punonjësish, duke favorizuar mundësitë e takimeve zyrtare dhe joformale. Vetëm në këtë mënyrë mund të zhvillohen njohuria dhe bashkëpunimi pa paragjykime. Si kulturë pune, pikat e nisjes mund të jenë të ndryshme. Për më të rinjtë, kryerja e detyrave në më pak kohë është një faktor merite, ndërsa punonjësit më të moshuar janë ende të bindur se të punosh më shumë është ekuivalente paralelisht me rritje të produktivitetit. Punonjësit më të moshuar janë më të gatshëm të kenë marrëdhënie dhe ndërveprime që tejkalojnë dimensionin e punës, ndërsa për brezin e ri, përdorimi i teknologjisë dhe fleksibiliteti i hierarkive tani janë faktorë të vendosur.

Drejtuesit e rinj

Rreziqet më të mëdha të kohezionit në ekip shfaqen kur drejtuesi i një ekipi është i ri, edhe nën 30 vjeç, i cili ka detyrën e vështirë të koordinojë kolegët shumë më të mëdhenj se ai në moshë e me më shumë vite përvojë.
“Kjo ndodh më shpesh se sa mund ta imagjinoni”- deklaroi Emanuele Franza, drejtues i JHunters, brand i Hunters Group.

“Falë një realiteti pune gjithnjë e më shumë dixhital, të rinjve u janë hapur mundësi më të mëdha për të bërë karrierë në kohë të shkurtër, por në këto raste është e rëndësishme të krijohet një marrëdhënie e plotë besimi dhe bashkëpunimi, në mënyrë që të rinjtë dhe punonjësit me më shumë përvojë të mësojnë aftësi nga njëri-tjetri, përvoja nga njëra anë dhe mjetet e reja nga ana tjetër.

5 Këshillat

Mbështetur në dimensionin e ri të ekipeve profesionale, këshillohet të mbani në mend disa udhëzime nga ekspertët:

1) Shmangni ndryshimet e papritura për ata që kanë punuar gjithmonë në të njëjtën mënyrë për vite me radhë;

2) Mos harroni diferencën e moshës, duke vlerësuar ndryshimet dhe duke i zbutur ato;

3) Merrni në konsideratë përvojat e të gjithëve, sipas përkatësisë, duke respektuar rolet e tij;

4) Shmangni përmbysjen në hierarki, përveç pozicioneve të caktuara;

5) Një mënyrë për të forcuar ekipin, për të ndërtuar lidhje të reja, është të kërkoni mendime dhe nganjëherë edhe ndihmë nga kolegët, sepse puna në ekip kalon shumë nga kohezioni i individëve. Vetëm në këtë mënyrë do të jetë e mundur të shkohet drejt një qëllimi të përbashkët.

/Corriere della Sera

Artikulli paraprakShteti i “pasur”, në kurriz të taksapaguesve të varfër
Artikulli tjetërE-skuterët nën zjarr: A mund t’i bëjnë qytetet më të sigurta?