Saudia njeh patentat shqiptare

Arabia Saudite është shteti i radhës që njeh patentat shqiptare. Në vendin ku sidomos studentët shqiptare e kanë pasion të ngasin automjetet e mëdha në autostradat e tokës së shkretë saudite, tashmë atyre u lejohet të kenë një patentë drejtimi të marrë në Shqipëri.

Marrëveshja është miratuar ditën e sotme në mbledhjen e  qeverisë, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë pas shpalljes në “Fletoren zyrtare”.

“Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Artikulli paraprak“Fundi i Botës” për tregun e kriptomonedhave
Artikulli tjetërRritja e normës së interesit, Banka e Shqipërisë: Shtrenjtohen kreditë për bizneset dhe qytetarët