SADAKAJA E MBRON NJERIUN NGA ZJARRI DHE ËSHTË RRUGË PËR HYRJE NË XHENET

Sadakaja dhe shpenzimi në rrugë bamirëse për njeriun është shpëtim nga ndëshkimi dhe lirim nga zjarri. Ka ardhur në një hadith të të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ku përcjellë se Allahu e porositi Jahjanë, alejhi selam, me pesë gjëra që të vepronte me to dhe t’i porosiste bijtë e Israilit që t’i zbatonin ato:

“(Ndër tjerash) Ju porosis të jepni sadaka dhe shembulli i saj është si shembulli i atij që armiku e zë rob dhe e marrin ta vrasin, e ai u thotë: “E flijoj pasurinë time, të voglën dhe të madhen, për lirinë time dhe kështu e liron veten prej tyre. ”

Argumentet të cilat qartësojnë se sadakaja është mburojë për njeriun dhe perde mes tij dhe ndëshkimit janë të shumta, e ndër to:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell hadithin ku në të vërtetohet begatimi dhe ndëshkimi në varr dhe në të përfshihet edhe lajmërimi i të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, se sadakaja dhe veprat me karakter bamirës e largojnë ndëshkimin në varr për njeriun:

“Kur i vdekuri varroset, ai i dëgjon nallanet e njerëzve kur largohen prej tij. Nëse ka qenë besimtar, namazi do t’i qëndrojë te koka e tij, agjërimi në anën e tij të djathtë, zeqati në anën e tij të majtë, veprat me karakter bamirës si sadakaja dhe vizita e farefisit, mirësia dhe bamirësia ndaj njerëzve te këmbët e tij. Dënimi do 17 vijë nga ana e kokës dhe namazi do të thotë: “Kah ana ime nuk ka hyrjepër ty ”. Pastaj shkon kah ana e djathtë dhe agjërimi thotë: “Kah ana ime nuk ka hyrje për ty”. Pastaj shkon kah ana e majtë dhe zeqati thotë: “Kah ana ime nuk ka hyrje për ty”. Pastaj vjen kah këmbët dhe veprat e mira prej sadakasë, vizitës, mirësia dhe bamirësia thonë: “Kah ana ime nuk ka hyrje për ty. ”

Në mesin e atyre haditheve ka edhe hadithe që përmbajnë kërcënim për pronarët e pasurive, siç është fjala e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i cili tha:

“U shkatërruan ata që e tubojnë pasurinë, përveç atyre që thonë kështu dhe kështu dhe kështu, e tha tri herë, pastaj me dy duart hodhi pluhur në të djathtën dhe në të majtën dhe para vetes dhe sa pak që janë në numër ata. ” Me një transmetim tjetër:

“Mjerë për ata që e tubojnë pasurinë e tyre.”

Po ashtu i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, tha:

Kush e liron një skllav mysliman, për çdo organ të liruar të tij, do të lirohet nga zjarri i xhehenemit edhe çdo organ i atij që e liroi atë skllav.”

Po ashtu përcjell Ebu Seid El-Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, një hadith prej të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të:

”0 ju gra, shpeshtoni dhënien e sadakasë, unë ju pashë se ishit më shumë në numër prej banorëve të xhehenemit. I thanë: “E përse, o i Dërguar i Allahut?!” U përgjigj: “Për shkakse ju mallkoni shumë dhe i mohoni të mirat e burrit. ”

Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, në komentin e hadithit tha:

“Kjo është argument se sadakaja e largon ndëshkimin dhe mund të jetë shkak për shlyerjen e mëkateve.”

Imam Esh-Sheukani, Allahu e mëshiroftë, kur i numëroi dobitë e hadithit ndër to e ceku se sadakaja është një prej shkaqeve që mbron nga ndëshkimi dhe këtë hadith e qartësoi duke lajmëruar se gratë janë në numër më të madh në xhehenem për shkak të mohimit të begative dhe gjërave të tjera.”

I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e AHahut qofshin për të, e inkurajonte umetin e tij që sadakanë, edhe nëse ajo është pak, ta marrin si mburojë mes tyre dhe zjarrit të xhehenemit. Në hadithin që e përcjell Adij ibën Hatim, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, tha:

Nuk ka njeri prej jush e që Zoti i tij të mos i flet (Ditën e Kiametit) edhe atë pa përkthyes. Njeriu shikon në të djathtën e tij dhe nuk e sheh përveçse atë që e punoi, shikon në majtën e tij dhe nuk e sheh përveçse atë që e punoi, shikon para vetes dhe nuk sheh përveçse zjarrin para jytyrës së tij, andaj kini frikë nga zjarri qoftë ajo edhe me gjysmë hurme. ”

Në një transmetim tjetër:

“Kush mundet prej jush të mbrohet nga zjarri, qoftë ajo edhe me gjysmë hurme, le ta veprojë atë. ”

Në një transmetim tjetër i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, tha:

“Krijoni mes jush dhe zjarrit mburojë qoftë ajo edhe me gjysmë hurme. ”

Në një rast përcillet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, e porositi Aishen, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, duke i thënë:

“Aishe, ruaje veten nga zjarri qoftë edhe me gjysmë hurme, sepse kjo gjysmë hurme i ndihmon më shumë të uriturit sesa të ngopurit. ”

Gjurmët e sadakasë dhe shpenzimit nuk përkufizohen vetëm me largimin e ndëshkimit në varr dhe zjarrit të xhehenemit, po ajo është edhe një prej shkaqeve që e largojnë frikën dhe pikëllimin prej njeriut dhe nëpërmjet saj arrihet deri te siguria dhe është rrugë prej rrugëve madhështore që e fusin njeriun në xhenet.

Allahu thotë:

Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.” (El-Bekare: 274)

Kjo përfshin të gjitha shpenzimet në rrugë të Allahut dhe të gjitha rrugët që me to është i kënaqur Allahu, pavarësisht se a shpenzohen për fukara apo për ta ngritur dhe ndihmuar këtë fe, dhe kjo i përfshin të gjithë kohët dhe situatat.

Po ashtu thotë:

“Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësL” (Ali Imran: 133-134)

Allahu në ajet e bëri të dukshme cilësinë e banorëve të xhenetit dhe qartësoi se një prej cilësive më madhështore që i fut në xhenet është se ata shpenzojnë në atë që e do Allahu dhe janë bamirës ndaj njerëzve.

Prej haditheve që aludojnë se sadakaja është një prej shkaqeve të futjes në xhenet e përmendim hadithin e Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i cili thotë:

“Dyzet cilësi, ku më e larta e saj është huazimi i dhisë (këtu përfshihen edhe deveja dhe lopa, dhe për qëllim është të përfitojë i varfri dhe i mjeri nga qumështi, leshi i saj etj, për aq kohë sa ka nevojë dhe jo ta posedojë atë, -sh.p.-) dhe nuk ka njeri që vepron me ndonjërën prej tyre duke e shpresuar shpërblimin dhe duke qenë i bindur në premtimin, vetëm se Allahu ta futë nëpërmjet saj nëxhenet. ”

Gjurmët e sadakasë nuk përfundojnë me kaq, përkundrazi çështja është shumë më e madhe se kaq, sepse çdo roje e derës prej dyerve të xhenetit nxitojnë që sadakadhënësin ta ftojnë të hyjë në xhenet nëpërmjet derës që ata e ruajnë. Në xhenet është një derë me emrin “Dera e Sadakasë” dhe në të hyjnë sadakadhënësit. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë:

“Kush shpenzon dy gjëra prej të njëjtit lloj në rrugë të Allahut thirret prej dyerve tëxhenetit: “O ti rob i Allahut, kjo është mirësi ”; derisa tha “dhe kush është prej sadakadhënësve thirret prej derës së sadakasë.”

Imami El-Ajnij, Allahu e mëshiroftë, thotë se në hadith për qëllim është sadakaja vullnetare, kurse zeqati detyrues është i patjetërsueshëm të jepet nga të gjithë myslimanët që e plotësojnë kushtin e dhënies së tij, dhe ai që nuk e jep, për të ekziston frika që të thirret prej dyerve të xhehenemit.

Artikulli paraprakKjo është certifikata e re që duhet ta kenë punëtorët nga e hëna, për të lëvizur lirshëm nëpër Kosovë
Artikulli tjetërEkonomia e BE bije për 3.5% në tremujorin e parë të këtij viti