Ekonomia e BE bije për 3.5% në tremujorin e parë të këtij viti

Ekonomia e BE bije për 3.5% në tremujorin e parë të këtij viti.

Ekonomia e Bashkimit Evropian (BE) për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), në tremujorin e parë të këtij viti ka rënë me 3.5 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra Statistikore Evropiane (Eurostat) publikoi të dhënat paraprake lidhur me normat e rritjes për tremujorin e parë të 2020 në BE dhe në Eurozonë.

Sipas kësaj PBB-ja (GDP) në Eurozonën me 19 anëtarë, në tremujorin e parë të 2020 ka rënë me 3.8 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm.

Në Eurozonë PBB për tremujorin e parë të 2020 është tkurrur 3.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Ndërsa PBB e pastruar nga efekti sezonal në BE, në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar një rënie me 3.5 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm, ndërsa në krahasim me tremujorin e vitit 2019 ka treguar një rënie prej 2.7 për qind.

Artikulli paraprakSADAKAJA E MBRON NJERIUN NGA ZJARRI DHE ËSHTË RRUGË PËR HYRJE NË XHENET
Artikulli tjetërNumri i personave të papunë në BE u rrit për 241 mijë gjatë muajit mars