“Sa e ke pagën?”: Mëso si të përgjigjesh nëse nuk dëshiron të tregosh

Shumica e kandidatëve i tremben pyetjes “Sa e ke pagën aktuale”. Kjo ndjenjë vjen nga frika e dyshimit, nëse po e “shesin” veten për pak ose shumë lartë. Por, për sa kohë që dëshironi ta shmangni këtë pyetje, mos u brengosni sepse, ka disa shembuj se si të përgjigjeni më lehtë.

Përgjigjuni në pyetje në atë mënyrë që e tregon vlerën tuaj

Shembull:

“Politikat e burimeve tona njerëzore nuk na lejojnë ta tregojmë këtë informatë. Sidoqoftë, nëse mund të ma tregoni shumën e pagës për këtë pozitë, mund të jem në gjendje ta karahasoj nëse është afër ose nëse përshtatet me pritshmëritë e mia”.

Një përgjigje e tillë, ju tregon në një pikë më të lartë, duke e konfirmuar edhe nivelin e integritetit dhe konfidencialitetit. Por, këtë përgjigje thuajeni me vetëbesim, për ta dhënë përshtypjen që nuk është se nuk dëshironi ta tregoni përgjigjen, por do të ishte e pasjellshme ndaj politikave të punëdhënësit aktual.

Zgjedhni një situatë “jep e merr”

Shembull:

“Do ta kisha kënaqësinë t’i ndaja detajet kur paga për këtë pozitë të bëhet e ditur”.

Kjo i tregon rekruterit që, do të jeni në gjendje të tregoni vetëm duke i shndërruar informacionet konfidenciale. Kjo përgjigje po ashtu, e hedh në pah vetëbesimin tuaj. Rekruterët i duan kandidatët që i sfidojnë.

Le të jetë rreth kompanisë

Shembull:

“Në hulumtimet e mia rreth kompanisë, e kam parë që paga nuk është gjëja e parë që do të më pëlqente në këtë kompani. Momentalisht jam më shumë e interesuar rreth disa përfitimeve të tjera jo monetare që vijnë me pozitën.”

Kjo përgjigje briliante mund t’ju bëjë të merrni ofertën më të mirë të pagës. Kur rekruteri e sheh që jeni kureshtarë dhe pozitivë për punë, ata do të jenë në gjendje të japin pikërisht çfarë ju dëshironi.

Kërkoni që fillimisht t’i tregoni pritshmëritë tuaja

Shembull:

“Do të doja që fillimisht t’i tregoja pritshmëritë e mia të pages, për të parë nëse përputhet me vlerën e pagës që do ta jepni.”

Në mënyrë të sjellshme do ta shmnangni përgjigjen për pagën që keni aktualisht.

Vini në pah qëllimet për punën

Shembull:

“Po kërkoj një vend pune që, do të jetë i gatshëm për të ma dhënë mundësinë të rritem si në karrierë ashtu edhe në pozitat financiare. Jam e bindur që kompania juaj është në gjendje ta bëj, në bazë të hulumtimeve të mia.”

Kjo i tregon rekruterit që i besoni asaj kompanie.

Zhvendoseni pyetjen për më vonë

Shembull:

“E ndjej që është pak herët ta ndaj këtë informacion në këtë fazë të procesit të intervistimit. Jam më shumë i interesuar të di më shumë për rolin dhe përfitimet si dhe sa mirë përshtatem me pozitën.”

Kjo i tregon rekruterit që nuk ka të bëjë me paratë, por sa mirë do të përputheni me pritshmëritë e rolit.

Thuani “jo” në mënyrë të sjellshme

A e ke menduar ndonjëherë se a mund të thoni “jo” në intervistë? Atëherë ky është momenti. Jini në gjendje t’i tregoni rekruterit që ndiheni jo rehat për të ndarë informacione të tilla.

Shembull:

“Do të doja të mos përgjigjem në këtë pyetje. Paga ime aktuale mund të mos jetë e rëndësishme për këtë rol dhe tregun e punës. Sidoqoftë, besoj që roli ka ofertë të mirë që vjen nga reputacioni i mirë i kompanisë.” /Akademi Pune

Artikulli paraprakORTAKËRIA
Artikulli tjetërParlamenti turk ndalon Coca-Colen dhe Nestle nga restorantet e tij, për shkak të mbështetjes së Izraelit