Ballina Ekonomiks Rriten ndjeshëm eksportet bujqësore “Made in Albania”

Rriten ndjeshëm eksportet bujqësore “Made in Albania”

Eksportet bujqësore drejt rajonit dhe BE-së u rritën në vlerën e 55.1 miliardë lekëve gjatë vitit 2022, duke shënuar kuotën më të lartë të rritjes ndonjëherë në ekonominë bujqësore shqiptare, sipas ministrisë së Bujqësisë.

Duke iu referuar statistikave, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca tha se, eksportet bujqësore shqiptare, kanë përshpejtuar trendin në rritje në sasi dhe në vlerë.

Krahasuar me një vit më parë eksportet bujqësore u rritën në sasi me 15.6% gjatë vitit 2022 dhe në vlerë 18.1% më shumë.

Rritja e prodhimit dhe eksporteve bujqësore është nxitur nga investimet në pikat e grumbullimit në magazina frigoriferike dhe në zinxhirët e eksportit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural krahas investimeve në vepra vaditëse dhe kullimi, në kushtet e krizës nga lufta në Ukrainë, përmes Skemës Kombëtar dhe të naftës pa taksa, ka mbështetur me financim fermerët për uljen e kostove të prodhimit.

Sipas statistikave, eksportet e zarzavateve rezultuan me rritjen më të madhe në qarqet e bujqësinë më intensive në vend, si Berat, Lushnjë, Fier e Divjakë, ku sigurohet mbjellje me dy sezone.

Ndër produktet kryesore të eksportuara janë perimet e serrave, domatja, kastraveci, speci, lakra, qepa, preshi etj. Ndërsa gjeografia e eksporteve “Made in Albania” është shtrirë në mbi 75 shtete të botës.

Një nga sfidat që kam marrë përsipër Ministria e Bujqësisë është hapja e tregjeve të reja për eksportet “Made in Albania”, ndërsa ambicia e qeverisë shqiptare është që brenda kësaj dekade eksportet e prodhimeve bujqësore të arrijnë në një miliard USD nga 500 milionë USD që janë sot.

Artikulli paraprakBE miraton përdorimin e miellit të insekteve
Artikulli tjetërKompania suedeze sjell biçikletën elektrike që përshkon 360 km pa karikim. “Revolucion” në industrinë e shërbimit