RËNDËSIA E LIDERSHIPIT TË DREJTË NË ZBATIMIN E RREGULLAVE TË FESË DHE TË SHTETIT

Dëshmia e ymetit për njerëzit[1] dhe epërsia e tij ndaj të tjerëve nuk ndodhë pa u praktikuar plotësisht feja, në fjalë e vepra, në formë e përmbajtje, gjithë kjo konform grafikut sipër.

E pamundur të ndodhë rimëkëmbja e ymetit vetëvetiu! Ajo ndodhë vetëm me temkin[2]që nënkupton zbatimin e plotë të fesë në kuptimin akaidologjik, moral, familjar, shoqëror, ekonomik e politik. Kur zbatimi i fesë të ketë rënë në binarë të vet dhe të përputhet plotësisht me vizionin në fjalë, atëherë realizohet dhe premtimi i Allahut xh.sh. për ndihmë besimtarëve, rimëkëmbjen e tyre në tokë, saktësisht për kalimin e pushtetit në duar të sigurta. Të parët tanë respektuan këtë parim ndaj dhe kuptuan, zbatuan dhe e përhapën Islamin si vlerë, kudo nga Lindja në Perëndim.

Rëndësinë e përfshirjes së Islamit në të gjitha sistemet shtetërore:

Struktura e komponentëve të sheriatit islam

  • Sist.i besimit
  • Sist. moral
  • Sist. familjar
  • Sist. shoqëror : 1. Sist. shëndetësor ,2. Sist. edukativo -arsimor, 3. Sist. administrativ
  • Sist. politik
  • Sist. ekonomik
  • Sist. i vakëfeve

 

Pra, rimëkëmbja kushtëzohet nga përmbushja e plotë (jo e pjesërishme!) e detyrimeve si në nivelin individual (privat) ashtu dhe në atë shoqëror (publik). Vetëm duke zbatuar parametrat hyjnorë dhe detyrimet e lidershipit, ne përmbushim kushtet themelore të temkinit! Pra pasi rimëkëmbemi dhe marrim pushtetin në tokë, ne aftësohemi të udhëheqim njerëzimin drejt begative që na i siguron Allahu xh.sh.

Gjendja e mjerueshme e ymetit sot, në përgjithsi, dekadenca e të gjitha llojeve (shkencore, materiale e shpirtërore) është pasojë e dhënies së njeriut pas epsheve të kësaj bote, që ka si rezultat largimin e tij nga parimet dhe etika islame, thjeshtë njeriu harron vdekjen!

Si rrjedhojë, armiqtë shfrytëzojnë këtë situatë dhe trasojnë terren të përshtatshëm për të kundërshtuar vlerat e islamit duke krijuar mundësi për kolonizim, okupim, luftë,  rrethana ideale për përçarje në baza fetare, etnike e politike. Shto pastaj kësaj dhe kundërthëniet që ne muslimanët kemi mes vete (në teori e praktikë), tendencat për tu dhënë pas formës duke anashkaluar përmbajtjen (esencën), afinitetin për kamuflime e zbukurime (madje dhe gjatë leximit të Kur’anit!), shpërfilljen e mësimeve Kuranore…

Së këndejmi, shpërblimi vjen sipas veprës[3] ose siç thotë populli: Jemi ashtu siç e kemi gjendjen! Dmth: jemi keq sepse veprat i kemi të këqija. Allahu xh.sh. thotë:

Allahu i ndihmon ata, të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljet, japin zeqatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë punët e mbrapshta. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.” [ Haxh: 4]

Si mund ta rimëkëmben (rikthehen) myslimanët kur kanë neglizhuar namazin, dhënien e zekatit, urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja? Si mund të rikthejnë udhëheqjen me këto kundërthënie (kontradikta) mes  fjalëve dhe veprave?

Ymeti do ta rikthejë lavdinë e dikurshme dhe krenarinë e humbur vetëm atëherë kur vetëdijësohet dhe kthehet nga dija e shkenca, ashtu siç ka qenë dikur, i përkushtuar maksimalisht në zhvillimin teknologjik dhe industrial, kur dallohej me virtyte e vepra. Allahu xh.sh. nuk ia mban anën askujt; kush punon – fiton, kush mëson – kalon, kush di not – del në sipërfaqe, kush angazhohet për zhvillim – avancon, dhe ajo që duhet të theksohet këtu si parim është fakti që në këto çështje të dynjasë, përkatësia fetare nuk luan rol determinues, pra, vetëm për faktin që je musliman ti nuk mund të ngritesh në kuptimin ekonomik, teknologjik, industrial etj, pa dhënë kontributin tënd maksimal në të gjitha këto fusha!

Kushtet e temkinit në tokë

  • Namazi
  • Zekati
  • Urdhërimi për të mirë
  • Ndalimi nga e keqja

 

Të njejtin kuptim e kanë dhe disa ajete të tjerë,  psh. Ajeti 105 i Kaptinës Enbija:

Ne shënuam në Zebur, pas Teuratit, që tokën[4]  do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.”

Sot, myslimanët, për fat të keq, për shkak të problemeve të shumta (të brendshme dhe të jashtme), kryesisht për shkak të veseve të këqia si: spiunazhi, hipokrizia, tradhtia, përgojimi, dobësia shpirtërore, pastaj nga faktorët e ndryshëm ideologjik sektar e përçarës, ku shpesh ndikon edhe ateizmi, globalizmi, rendi i ri botëror, sekularizmi,orientalizmi, ungjillëzimi dhe krishterizimi, dëshmitarët e jehovait), etj),   muslimanët nuk kanë arritur nivelin e duhur të qeverisjes në botë! Nuk është as për tu çuditur sepse për të trashëguar dhe udhëhequr me botën një lider, duhet ti përmbushë dy kushtet kryesore: salahi (reformimin e brendshëm) dhe islahi (reformimin e jashtëm, shoqëror, institucional, etj.) Grafiku në vijim e shpjegon më qartë qëllimin e ajetit kur’anor “ … që tokën  do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.”

Allahu xh.sh besimtarëve u premton fitore, pushtet në tokë, zbatim të fesë, siguri dhe mirëqenie, nëse ata paraprakisht bëjnë vepra të mira duke adhuruar gjithmonë dhe sinqerisht Allahun xh.sh. Këtë kuptim e gjejmë në ajetin vijues:

Allahu u ka premtuar atyre që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu siç i ka bërë dhe ata para tyre, do t’ua forcojë besimin, me të cilën Ai është i kënaqur dhe frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e mos të Më shoqërojnë me askë (në adhurim)! Kurse ata që edhe pas kësaj (besimit) mohojnë, ata janë nga të mbrapshtët.” [ Nur: 55].

 

Besimi i pastër në Allahun xh.sh.

  • Adhurimi i Allahut me kuptim të përgjithshëm të adhurimit (pra, nënshtrimi i tërësishëm, jo vetëm me namaz)
  • Rezultati:
  • marrja e pushtetit në tokë, mëkëmbja dhe siguria e mirëqenia

Imam Zemahsheriu duke interpretuar këtë ajet thotë: “Ajeti i drejtohet Pejgamberit a.s. dhe besimtarëve që janë me të. (Pjesëza) minkum (منكم) është vetëm për shpjegim (jo për kufizim shifror), ashtu siç është në fund të kaptinës fet’h – (منهم) Allahu xh.sh. premton se do ta mbrojë Islamin nga kufri, do t’ua lë atyre në trashëgim tokën, duke i bërë sundues të saj, ashtu siç veproi me izraelitët kur ua la trashëgim Egjiptin dhe Shamin pas shkatërrimit nga tiranët (zullumqarët). Njëherit, fenë e tyre, të cilën Ai e pëlqen, Islamin pra, do ta bëjë ngadhnjyese.

Temkini i fesë nënkupton forcimin dhe lëshimin rrënjë të saj, duke i siguruar paraprakisht që do t’ua heq frikën. Kjo për arsye se Muhammedi a.s. me shokë, sa ishin në Mekkë për dhjetë vjetë kishin frikë nga armiqtë dhe kur migruan në Medinë (ku asnjë ditë nuk mund të rrinin të pambrojtur) nga frika thoshin: A vjen dita kur do t’i lëmë armët?

Pejgamberi a.s. i qetësoi duke ua dhënë myzhdenë se nuk do të kalonte kohë e gjatë kur ata do të rrinin pa patur nevojë të mbanin armë. Allahu xh.sh. ua përmbushi premtimin dhe i bëri ngadhnjyes në gadishull,  fillimisht për t’i çliruar e më pas për ti bërë përhapës të Islamit nga Lindja gjer në Perëndim, duke trashëguar nga perandoritë pasuritë dhe duke qeverisur gradualisht tërë botën. Më pastaj erdhën gjeneratat tjera që për fat të keq devijuan nga rruga e drejtë, mëkatuan dhe mohuan mirësitë e Allahut! Denigrim që përshkruhet saktësisht në hadith: “Pas meje hilafeti do të jetë tridhjetë vjetë. Pastaj Allahu ia jep pushtetin kujt të dojë dhe bëhe tmbretëri. ( Pastaj[5] do të ketë plaçkitje, grabitje në rrugë, gjakderdhje, marrje të pasurisë pa të drejtë…)[6]

Sahabët r.a pra shokët e Muhammedit a.s, ishin gjenerata e parë e njerëzve që pasuan pejgamberin a.s. Ata qenë njerëz të thjeshtë si ne: hanin, pinin, shisnin e blinin, siç bëjmë ne. Njerëz fizik dhe emocional: në kuptimin e fuqisë, pafuqisë, emocioneve, gëzimit, hidhërimit, pikëllimit, brengave, mërzisë… Pafuqinë përballë shtypësve (tiranëve) idhujtarë, ata e tejkaluan me besim, me durim dhe me shpresë. Duke llogaritur në ndihmën e Allahut xh.sh. ata iu ankuan Muhammedit a.s. për frikën konstante që kishin dhe e pyetën nëse ajo do të përfundonte ndonjëherë (nëse do të vinte dita kur do të flinin të qetë e të sigurt pa armë, pa frikë nga sulmi i befasishëm i armikut).

Pejgamberi a.s. i qetësoi duke ua dhënë myzhdenë se së shpejti gjërat do të shkonin në favor të tyre dhe se ata do të qeverisnin botën, do ta çlironin gadishullin arabik e më pas do të përhapnin fenë islame në çdo cep të botës. Kjo do të ishte dhurata e Zotit për devocionin e tyre të plotë ndaj Zotit dhe për respektin maksimal që kishin ndaj njëri tjetrit.

Çështja e frikës në kohë sprovash e vështirësish është e natyrshme për njerëzit, kushdo qofshin. Kur’ani na tregon se këtë ndjesi e kanë patur madje edhe Pejgamberët e Allahut xh.sh.

Sekreti i rëndësisë së gjetjes së një lideri të suksesshëm fshihet në këto pika:

  1. Është hallkë lidhëse ndërmjet nëpunësve / aktivistëve dhe strategjive të institucioneve dhe përceptimeve të tyre për të ardhmen
  2. Mbështet energjitë pozitive dhe minimizon ato negative
  3. I aftë për të dominuar ndaj problemeve dhe për t’i zgjidhur ato
  4. Punëtorët janë resurs andaj përpiqet që t’i shtyjë në vazhdimësi drejt avancimit, aftësimit të vazhdueshëm, trajnimeve,e tj.
  5. I aftë për të organizuar jetën në grup ose kolektiv dhe për ta garantuar mirëqenien dhe drejtësinë për pjesëtarët e grupit/kolektivit
  6. Bën plane për t’i vënë individët në lëvizje dhe për t’i shtyrë drejt qëllimit ose objektivës së përcaktuar
  7. Zbaton dhe ekzekuton kodet fetare në të gjitha fushat
  8. Mbron të dëmtuarit, gjykon dëmtuesit

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)

RËNDËSIA E LIDERSHIPIT TË DREJTË NË ZBATIMIN E RREGULLAVE TË FESË DHE TË SHTETIT


[1] Është koncept fetar të cilin e gjeni në indeks në fund të librit. Përkthyesi.

[2] Për temkinin kemi dhënë shpjegime në kapitullin paraprak por këtu  temkini trajtohet në kontekst të ymetit, pra është koncept fetar.

[3] Është koncept fetar të cilin e gjeni në indeks në fund të librit. Përkthyesi.

[4] Mufesirët kanë dhënë disa mendime rrreth këtij ajeti kur’anor, dhe ne anojmë kah mendimi i cili thotë se në këtë kontekst qëllimi nga ajeti kur’anor “tokën “   do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë “ ka për qëllim tokën e kësaj dynjaje në këtë botë, jo “ tokën” e Xhennetit.

[5] Për këtë pjesë të këtij hadithi në kllapa,  Imam Ibni Haxher el Askalani në: El Kafij El Shafi fi Tahrixhi Ehadijth el Keshaf, ka thënë: nuk e kam hasur, gjetur askund..fq: 203. Ne nuk shohim ndonjë problem serioz për mosgjetjen e kësaj pjese të hadithit tekstualisht, sepse në realitet ato veprat e këqija të lartëpërmendura janë bërë në të kaluarën gjatë historisë islame dhe akoma vazhdojnë edhe sot,  shek.20 dhe 21, prandaj nuk ka kontradikta aspak.

[6] Zemahsheriu, El-keshshaf, 24/55. Për hir të korrektësisë, pjesa e dytë e hadithit  në kllapa që ka argumentuar me të Zemahsheriu nuk gjendet në libra tjerë. Zejleiu konsideron se me këtë formulim është garibPërkthyesi.

Artikulli paraprakKu duhet t’i shpenzojnë paratë e para themeluesit e start-upeve?
Artikulli tjetërKuvajti rrit pesëfish eksportet e naftës në Evropë