Rama për marrëdhëniet me Turqinë: Aset i çmuar!

“Miqësia me Turqinë në këtë kohë është një aset i çmuar”, tha kryeministri Rama teksa shpjegoi raportet e ngushta shqiptaro-turke nën qeverisjen e tij, si dhe ato me Erdogan.

Duke shpjeguar këto të fundit, ai tha gjithsesi se marrëdhënia me Erdogan është tërësisht diplomatike dhe jo personale dhe se qeveria shqiptare nuk paguan asnjë çmim për miqësinë me Turqinë.

“Marrëdhëniet e mia me presidentin Erdogan dhe liderat e tjera janë marrëdhëniet me Shqipërinë, unë nuk investohem në marrëdhënie personale”.

I pyetur për largimin e kreut të Komunitetit Musliman(me urdhër nga Ankaraja), Rama u shpreh se është një rast që nuk vendos qeveria shqiptare për faktin që ky Komunitet fetar është i bazuar në vetëorganizim dhe qeverisje. Më tej, ai sqaroi se të gjitha rastet e ekstradimit të shtetasve turq drejt atdheut të tyre janë thjesht zbatim i ligjit me përpikmëri dhe jo “urdhër” i Erdogan./tesheshi/

Artikulli paraprakGjermanët në rrugë: Po varfërohemi!
Artikulli tjetërARGUMENTET E TRANSPARECËS (TË QENIT I HAPUR) NË KULTURËN E MUSLIMANIT MODERN