Sot, politika fiskale ka për detyrë të nxisë rritjen ekonomike duke mobilizuar burimet nga konsumi jo thelbësor dhe duke i kanalizuar ato burime drejt investimeve, përmes përmirësimit të produktivitetit dhe ofrimit të stimujve për kursim dhe investim. Politika fiskale duhet gjithashtu të krijojë kushte që janë të favorshme për rritjen ekonomike duke hartuar politika tatimore dhe shpenzimesh që kanë ndikime të ulët negativ në dëshirën për të kursyer, investuar dhe për të punuar. Politika fiskale në një shtet islam nuk duhet të jetë një faktor pengues. Politikat tatimore dhe të shpenzimeve duhet të orientohen për të shërbyer për këtë qëllim dhe çdo konflikt që mund të lindë duhet të zgjidhet Më shumë rëndësi duhet t’i jepet rritjes ekonomike, pasi me rritjen ekonomike do të zgjerohet edhe baza e të ardhurave. Ibn Halduni paralajmëroi se taksat e tepruara mund të kenë efekte negative mbi dëshirën e njerëzve për të investuar dhe për të punuar me entuziazëm, çka mund të ndikojë keq në rritjen ekonomike.
Shumica e vendeve myslimane sot mund të konsiderohen si vende në zhvillim ekonomik. (Theksi këtu është mbi fjalën “ekonomik”, pasi fjala “në zhvillim” vetëm përdoret shpesh për të nënkuptuar zhvillim në të gjitha aspektet e jetës krahasuar me vendet e zhvilluara. Kjo mund të mos jetë gjithmonë e vërtetë.) Politika fiskale në rastin e shteteve që ende janë në zhvillim do të ketë një rol kryesor në rritjen e formimit të kapitalit. Formimi i kapitalit përfshin të gjitha shpenzimet që rrisin produktivitetin dhe përfshin investimet e sektorit privat si dhe të sektorit publik. Formimi i kapitalit në një shtet mysliman do të përfshijë investime për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe materiale si dhe investime për zhvillimin e vlerave shpirtërore dhe morale të popullit. Zhvillimi material duhet të jetë një mjet për të arritur qëllimin e krijimit të njeriut në këtë botë, i cili është të adhurojë Allahun dhe, si i tillë, zhvillimi ekonomik duhet të operojë brenda kufizimeve të Sheriatit Islam.
Politika fiskale në një shtet mysliman duhet të synojë arritjen e përdorimit të plotë të të gjitha burimeve të tij. Të gjithë personat që janë të aftë për të punuar duhet të pajisen me vende pune që përputhen me aftësitë e tyre dhe në përputhje me Sheriatin Islam. Grumbullimi i burimeve financiare nuk lejohet në një shtet mysliman dhe dënohet përmes Zekatit. Taksat mbi tokën si Kheraxhi, të cilat bazohen në pjellorinë dhe pozicionin e tokës dhe jo në produktivitetin dhe përmirësimin e saj, do të pengojnë shfrytëzimin e saj të plotë.Për të arritur qëllimin e plotë të përdorimit të burimeve, shteti duhet të marrë masa fiskale dhe jofiskale që ndëshkojnë ata që mbajnë burimet e pa përdorura. Në të kaluarën, një shtet mysliman mund të impononte Zekatin dhe Kheraxhin ose taksë toke. Përveç udhëzimeve morale të Islamit që i nxisin muslimanët e aftë të punojnë, mund të merren edhe masa jofiskale. Shtetet muslimane sot kanë në dispozicion shumë mjete fiskale që mund të përdoren për të rritur produktivitetin. Disa nga masat që mund ta arrijnë këtë synim janë:
- Riorientimi i burimeve nga konsumi jo thelbësor drejt formimit të kapitalit. Politika fiskale mund ta arrijë këtë nëpërmjet taksave mbi konsumin e luksit ose taksave progresive mbi të ardhurat, të dizenjuara në atë mënyrë që të mos kenë efekt dekurajues dhe të mos shkaktojnë distorsione në sistemin e tregut. Shpenzimet qeveritare duhet të racionalizohen dhe të kufizohen në shpenzime që arrijnë objektivat e një shteti mysliman.
- Një shtet mysliman duhet të rrisë investimet dhe të sigurojë që ato të drejtohen në fushat me prioritet të lartë. Investimi publik, në veçanti, duhet të vlerësohet me kujdes dhe të menaxhohet siç duhet. Investimi privat duhet të inkurajohet. Kjo mund të arrihet përmes taksave më të ulëta për korporatat që investojnë në fushat me prioritet të lartë. Fondet që korporatat do të ripërdorin mund të trajtohen në mënyrë të favorshme dhe dividendët mund të taksohen më lehtë. Burimet mund të gjenerohen për investime përmes trajtimit të favorshëm fiskal për kursimet.
- Burimet natyrore janë të kufizuara. Shfrytëzimi i tyre shpërndan mundësinë për brezat e ardhshëm që të bëjnë përdorim të atyre burimeve. Prandaj, ato duhet të shfrytëzohen në mënyrë efikase. Kur shteti përdor këto burime si një burim të ardhurash, ai duhet të racionalizojë shpenzimet e qeverisë dhe të sigurojë që të arrihet barazia mes brezave të ndryshëm. Taksa mbi përdorimin dhe taksat mbi potencialin e të ardhurave janë gjithashtu të rëndësishme.
- Duke pasur parasysh gjendjen e teknologjisë në botën myslimane, investimet nga jashtë shteteve myslimane mund të jenë thelbësore nëse dëshirohet përmirësimi dhe zgjerimi i kapacitetit produktiv. Në këtë zonë, mund të ofrohen lehtësi tatimore si skema e bartjes së humbjeve. Lejime të amortizimit të përshpejtuar që lejojnë amortizimin më të shpejtë të shpenzimeve kapitale dhe pushime tatimore. Përveç këtyre lehtësive tatimore, mund të ofrohen edhe lehtësi të tjera fiskale si subvencione qeveritare, grante, kredi të lehta dhe lehtësira të përmirësuara komunikimi. Lehtësira të tjera jofiskale përfshijnë tokë falas, tarifa më të ulëta të transportit dhe energjisë elektrike, dhe garantimin e blerjes së një përqindjeje të prodhimit nga qeveria. Megjithatë, efikasiteti i këtyre lehtësirave ende nuk është i qartë. Prandaj, është e rëndësishme të vlerësohet me rigorozitet dobia e implementimit të një skeme të tillë para se një shtet mysliman të nisë përdorimin e saj.