Sipas analizave të firmës kërkimore Rystad Energy, kompanitë e kërkimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit pritet të humbasin një trilion dollarë të ardhurash në vitin 2020.
Industria e cila vitin e kaluar regjistroi fitime në nivel botëror prej 2.47 trilionë dollarë, parashikohet të ketë një rënie pre 40 për qind këtë vit apo 1.47 trilion dollarë. Gjithçka vjen si pasojë e Coronavirusit, i cili ka prekur kërkesën dhe ka detyruar kompanitë të zvogëlojnë shpenzimet dhe anulojnë projektet.
Para se virusi të fillonte të godiste ekonomitë, Rystad parashikoi që të ardhurat nga këto për vitin 2020 të arrinin në 2.35 trilionë dollarë.
Edhe fitimet për vitin 2021 tani janë parashikuar gjithashtu më të ulëta, në 1.79 trilion dollarë në krahasim me një parashikim prej 2.52 trilionë dollarësh përpara pandemisë.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon një humbje rekorde të kërkesës prej 9.3 milionë fuçi në ditë në vitin 2020, pasi të gjitha bizneset thelbësore në shumë ekonomi të mëdha janë të detyruara të qëndrojnë të mbyllura dhe miliona banorë po vijojnë të qëndrojnë në shtëpi. /Telegraf/